Cikli festiv kushtuar Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri në Bullgari fillon që më 20 dhjetor, me Ditën e Ignat Hyjmbajtësit. Dhe megjithëqë zakonet dimërore janë të përngjashme, në regjione të veçanta të vendit ekzistonin dhe vazhdojnë të zbatohen rite që nuk hasen askund tjetër.
Dita e Ignat Hyjmbajtësit
Një rit interesant ruhet edhe më sot e kësaj dite në disa fshatra në krahinat e qyteteve Ruse (Bullgari Veriore) dhe Razgrad (Bullgari Verilindore). Emri i tij është “Ruajtja e tharmit”. Natën duke u gdhirë Dita e Ignat Hyjmbajtësit , e cila gjithnjë bie më 20 dhjetor, vajzat, nuset dhe gratë mblidhen në një shtëpi dhe dridhen valle përderisa dy nga vashat brumosin tharmin të kthyera me shpinë nga ena e drunjtë të zierjes së brumit. Konsiderohej, se ky tharm ishte jashtëzakonisht shërues, mbronte shtëpinë nga magji, ndërsa gratë joshnin burrat me të.
Nata e Buzmit
Në rajonin e qytetit Varna amviset gatuajnë një qull special nga fasule të zeza. Në mes të tavolinës vihet një enë speciale prej balte të quajtur “klloçkë”. Në të vihen elb, meli, fruta të thata (mollë, qershi) pupla pule dhe nga dy arra të emëruara për secilin anëtar të familjes. Të gjithë me dy gishta marrin atë që është në “klloçkë” dhe namatisin për pulat, qengjat, kuajt, duke nxjerrë tingujt e duhur për të tërhequr kafshët e listuar.
Në rajonin e qytetit Vraca (Bullgari Veriperëndimore) pasi përfundojnë të gjitha përgatitjet për Natën e Buzmit , në mejdan mblidhen njerëzit më të moshuar të veshur me petka festive për të ashtuquajturën “Valle të Pleqve”.
Krishtlindjet
Krishtlindjet janë festa dimërore në kalendarin e bullgarit me më shumë rituale. Në mesnatë duke u gdhirë festa shtëpi më shtëpi, derë më derë shkojnë grupet e kolendarëve. Mirëpo, pjesëmarrësit në këto grupe në rajonet e veçanta janë të ndryshëm.
Në zonën e qytetit Vidin (Bullgari Veriperëndimore) ekzistonte një rit i quajtur “Piu-miu”. Në mesnatëgrupet nisnin për të rrethuar vendbanimin duke bërtitur “piu-miu”. Duke hyrë nëpër shtëpi, këngëtarët gërmonin me shkopinj në oxhak dhe bekonin. Më i moshuari me të gjitha forcat hidhte kungullin e sjellë më parë pranë vatrës, duke uruar që siç shpërndahen farat e këtij kungulli, ashtu të çelen edhe pulat në verë.
Në fshatin Malka Vereja ndër lutjet tradicionale kolendarët anatemojnë gratë e këqija magjistricë.
Në rajonin e qytetit Silistra (Bullgari Verilindore) kryhen tri zakone të përngjashme, njeri prej të cilëve quhet bullgarisht “Brazaja”. Në të marrin pjesë beqarë të cilët shëtisin derë më derë pas grupit të kolendarëve.
Ata mbajnë të ashtuquajturën “brazaja” – një shkop i mbuluar me një velenxë të veçantë me ornamente të pasura, në të cilin është i ngjitur një kokë prej dërrasash e zbukuruar me lëkurë lepuri, pendë gjeli, copëza pasqyre dhe xhami. Secili prej beqarëve luan në shtëpinë e vashës të cilën e pëlqen.
Viti i Ri
Bullgarët e lidhin Vitin e Ri me surovakarët, të cilët e nisin rrethimin e tyre që në orët e para të ditës.
Disa fshatra në rajonin e qytetit Samokov (Bullgari Jugperëndimore) janë të njohura me ritualin e quajtur “Magdena” për emërtimin e unazave të vashave të reja për shëndet dhe një vit të mbarë dhe të begatë, për martesën e ardhshme dhe për parashikimin e vendit ku do të martohet secila gocë.
Në fshatin Koshov, rajoni i qytetit Ruse, një pjesë prej zakoneve dimërore është riti “Xhamall”. “Xhamall” përbën një konstruksion prej druri i mbuluar me çull dhe me fytyrë, nofulla e poshtme e së cilës hapet dhe mbyllet. Në fytyrat e të gjithë burrave nga grupi shoqërues, përveç prijësit, ka kunguj dorezat e të cilave imitojnë hundë të gjata. Në të cilën shtëpi luajnë xhamall atje do të ketë bereqet dhe fatmirësi.
Një praktik interesante rituale ka në rajonin e qytetit Vraca. Para se të shkojnë burrat e quajtur “survakar” shtëpi më shtëpi, me thuprat e tyre thane të quajtura “survaçka” godasin sipërfaqen e ujit të lumit ose të burimit, të pusit ose të çezmave. Këto Veprime të tyre magjike survakarët e shoqërojnë me të njëjtat bekime që thonë për shëndetin e njerëzve: “Vit i lumtur, vit i bereqetshëm! Ashtu qoftë!”.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES,BNR-arkiv, arkiv
Nga sot deri më 30 gusht në bregun bullgar të Detit të Zi në Nesebër , Sllënçev Brjag dhe Sveti Vllas do të mbahet Kampionati i XIV Botëror Folklorik “World Folk 2024”. Fillimi është sonte në Amfiteatrin “Zhana Çimbuleva” në..
Këngët dhe vallet popullore mbledhin dashamirët e folklorit bullgar në edicionin e radhës të Festivalit të Kostumeve Popullore në Zheravna. Këtë vit aktiviteti do të zhvillohet nga 23 deri më 25 gusht. "Pasi visheni me kostumet popullore dhe..
Holandezja Esther Willems vazhdon të tërheqë njerëz nga qytete dhe kombësi të ndryshme në klubin e saj për vallet popullore bullgare, i krijuar në Hagë dhe i quajtur "Zora". Klubi u themelua në vitin 2017 dhe në të u regjistruan edhe atëherë 13..