Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kolendarët e Slivenit përshëndetën bashkatdhetarët tanë në mbarë botën

Kolendarë nga Sliveni
Foto: Fondi i Donacioneve Publike - Sliven

Kolendarët nga qyteti Sliven (Bullgaria Juglindore) dërguan një urim virtual për bullgarët në mbarë botën, njoftoi BTA. Për të dytin vit radhazi, iniciatorët e Fondit të Donacioneve Publike - Sliven dërgojnë "Bekimi i Krishtlindjeve nga Sliveni për bullgarët në mbarë botën", për të arritur miqtë dhe të afërmit, pavarësisht se në cilën pjesë të botës ndodhen. Me urimet për shëndet dhe prosperitet, organizatorët shpresojnë të promovojnë folklorin e rajonit Sliven. Në të gjitha fshatrat ende ka grupe kolendarësh që ruajnë traditat bullgare dhe qëllimi i ritualit të kolendarëve është të mbrojë njerëzit nga e keqja, të urojë pjellori dhe gjithashtu të parashikojë të ardhmen e pronarëve të shtëpive.

Ideja për bekimin virtual lindi për shkak të pandemisë dhe pamundësisë së kolendarëve për të kaluar nëpër shtëpi, si dhe për shkak të shumë bullgarëve që jetojnë jashtë vendit, të detyruar të festojnë larg familjes dhe miqve. Prandaj Fondi i Donacioneve Publike - Sliven u ofroi vatrave të kulturës në rajon që të dërgojnë video me performanca të grupeve të tyre të kolendarëve.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rumen Radev

Presidenti: Politikanët që duan përshkallëzim duhet të deklarojnë se nëse është e nevojshme do të luftojnë për Bullgarinë

"Të gjitha vendet anëtare të NATO-së në një mënyrë ose në një tjetër janë të përfshirë në luftën në Ukrainë - duke ofruar inteligjencë, shënjestrim, armë, municione, stërvitje. Nuk ka rëndësi nëse Kuvendi ynë Kombëtar vendos (të dërgojë trupa), nëse..

botuar më 24-05-27 4.58.MD
Dimitër Gllavçev

NATO nuk do të përfshihet në luftë, por do të mbështesë Ukrainën

Dërgimi i ushtarëve bullgarë në Ukrainë nuk është diskutuar kurrë, tha kryeministri Dimitër Glavçev pas një takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg në Sofje. “Për mua, ky është një shembull tipik i një sulmi hibrid dhe..

botuar më 24-05-27 3.14.MD
Godina e BNB

Banka Kombëtare Bullgare kujtoi pse nuk duhet të mbinxehet tregu me hipotekat e pasurive të paluajtshme

Banka Kombëtare Bullgare (BNB) publikoi "Rishikimin e masave të vendosura për rreziqet me të cilat përballet sistemi bankar", nga kreditë e siguruara me hipotekë për banesat dhe pasuritë e paluajtshme. “Shqetësime të tilla kanë arsye serioze duke..

botuar më 24-05-27 12.18.MD