Rosen Kukosharov ka rreth 20 vjet që është në skenë. Ai shkruan tekste dhe kompozon muzikë, interpreton disa nga këngët e veta. Gjatë të gjitha këtyre viteve ka punuar mbi projekte të ndryshme me Orlin Pavllov, Ljubo Kirov, Maria Ilieva, Lili Ivanova e të tjerë.
Në vitin 2020, në tregun muzikor doli albumi i ri i muzikantit “But a dream”, në të cilin disa nga kompozimet janë të vëllait të tij - pianisti dhe kompozitori i njohur i xhazit Milen Kukosharov.
Rosen thotë se aktualisht është duke punuar mbi një projekt të ri. Kënga e tij “Macja e zezë” tashmë disa muaj është në renditjen kombëtare Top 20 të Radios Kombëtare Bullgare. Bëhet fjalë për dashurinë që po vjen, edhe pse është e qartë se fundi nuk do të jetë i mirë. “Macja e zezë”, e cila shfaqet në strofën e parë, është një “telash i parathënë”. Por mbetet qetësimi se “do të gjejmë strehë nëse vjen një stuhi” dhe se “Koha shëron të gjitha plagët. Por tani nuk ka se ku të fshihemi - dashuria po vjen.”Muzika, teksti dhe interpretimi janë të Rosen Kukosharovit.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Në fund të vitit 2024, dy muaj pas “Këngë për të”, Papi Hans prezantoi projektin e tij të radhës, të ngarkuar me shumë emocione – “Parkingu”. Kënga tashmë është ndër hitet e preferuara të fansave të tij nga albumi i ri i artistit “Ngjyrat e..
Këngët e grupit “Tangra” na emocionojnë prej gati gjysmë shekulli. "Tangra" jeton një jetë shumë aktive muzikore dhe krijuese me anëtarët e rinj të grupit. Tashmë rreth shtatë vjet frontmani dhe vokalisti i grupit është Borisllav Mudollov, i njohur..
Pak para remiksit të këngës “Të dy” nga Fabrizio Parisi, e cila vë fillimin e një projekti të tyre të përbashkët, këngëtarja Desi Dobreva prezantoi këngën e re origjinale “Në fund të tokës”. Muzika dhe teksti janë të sajat, për aranzhimin iu drejtua..