Rosen Kukosharov ka rreth 20 vjet që është në skenë. Ai shkruan tekste dhe kompozon muzikë, interpreton disa nga këngët e veta. Gjatë të gjitha këtyre viteve ka punuar mbi projekte të ndryshme me Orlin Pavllov, Ljubo Kirov, Maria Ilieva, Lili Ivanova e të tjerë.
Në vitin 2020, në tregun muzikor doli albumi i ri i muzikantit “But a dream”, në të cilin disa nga kompozimet janë të vëllait të tij - pianisti dhe kompozitori i njohur i xhazit Milen Kukosharov.
Rosen thotë se aktualisht është duke punuar mbi një projekt të ri. Kënga e tij “Macja e zezë” tashmë disa muaj është në renditjen kombëtare Top 20 të Radios Kombëtare Bullgare. Bëhet fjalë për dashurinë që po vjen, edhe pse është e qartë se fundi nuk do të jetë i mirë. “Macja e zezë”, e cila shfaqet në strofën e parë, është një “telash i parathënë”. Por mbetet qetësimi se “do të gjejmë strehë nëse vjen një stuhi” dhe se “Koha shëron të gjitha plagët. Por tani nuk ka se ku të fshihemi - dashuria po vjen.”Muzika, teksti dhe interpretimi janë të Rosen Kukosharovit.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Magjinë e Krishtlindjes do të sjellë Grupi Vokal “Radiodeca” në një koncert kushtuar kësaj feste të ndritshme. Nën drejtimin e dirigjentes Ilina Todorova, formacioni i fëmijëve do të interpretojë këngë të dashura të Krishtlindjeve. Lexoni më..
Jeta e Virxhinija Sëbeva-GINI është muzika. Si fëmijë ajo ka kënduar në një kor, ka ndjekur një shkollë muzikore, ka marrë pjesë në formatin muzikor “X Factor” dhe ka punuar jashtë vendit. Pasi kthimit të saj nga Norvegjia, ajo ka punuar me fëmijë si..
Duke fituar popullaritet të konsiderueshëm si pjesë e dyshes Pavell & Venci Venc' , Pavell Nikollov mori rrugën e tij të pavarur në muzikë. Ditë para ditëlindjes së tij më 10 dhjetor, ai publikoi këngën solo "Në izolator". Në të, përveç se..