Ekipi i kandidatit për kryetar në Bashkimin Bullgar të Futbollit - BFS Dimitër Berbatov dorëzoi dokumentet në selinë e futbollit që kongresi i rregullt më 18 mars të jetë zgjedhor. Në fund të vitit 2021, Berbatov njoftoi se kishte mbledhur nënshkrimet e më shumë se 1/3 e klubeve që janë anëtare të Bashkimit Bullgar të Futbollit për të ndryshuar agjendën e kongresit dhe për të zgjedhur një president dhe udhëheqje të re të organizatës. Nëse nënshkrimet e mbledhura pranohen nga kryesia e BFS-së, atëherë më 18 mars do të ketë një tjetër betejë mes presidentit aktual të bashkimit Borisllav Mihajllov dhe Dimitër Berbatov për udhëheqjen e futbollit bullgar.
Sipas statutit Bashkimi Bullgar për Fizkulturë dhe Sport (BSFS) ka dy javë kohë për t’u përgjigjur nëse kongresi do të jetë zgjedhor.
Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov u kualifikua në raundin e tretë të Turneut të Tenisit "Masters" në Shangai me një fond shpërblyes prej 9 milionë dollarësh.Grigor Dimitrov, i renditur nën numrin 9, eliminoi belgun Zizu Bergs mе 6:3, 3:6,..
Më shumë se 6000 vrapues do të marrin pjesë në edicionin e 41-të të Maratonës Wizz Air Sofia, njoftuan organizatorët e garës në një konferencë shtypi gati dy javë përpara fillimit.Traseja prej 42 kilometrash i disiplinës së gjatë këtë vit do të ketë..
Federata Bullgare e Peshëngritjes ka shpallur falimentimin e vet për shkak të borxheve të mëdha. Peshëngritësit Karlos Nasar dhe Bozhidar Andreev , të cilët fituan përkatësisht medaljen e artë dhe atë të bronztë në Lojërat Olimpike..