Më 12 janar Orkestra Bullgare e Dhomës do të mbajë një koncert në “Sallën e Pasqyrës” në qytetin Dobriç nën drejtimin e dirigjentit Ivan Janakiev, i cili u diplomua para pak kohe në Akademinë Kombëtare të Muzikës “Panço Vlladigerov”.Publiku e njeh si krijues i Orkestrës së Dhomës 432 – Sofje. Për Radio Bullgarinë muzikanti i ri shpjegoi se koncerti është pjesë e kremtimeve në lidhje me 125 vjetorin e lindjes së Akad. Petko Stajnov. Ky është edhe koncerti i parë për vitin 2022 nga vargu i ngjarjeve të cilat Fondacioni “Petko Gruev Stajnov” organizon me rastin e këtij përvjetori të famshëm në periudhën tetor 2021 – dhjetor 2022.
“Vitin e Ri e nisim me respekt për këtë kompozitor, muzikant dhe publicist të shquar bullgar. Do të ekzekutojmë një nga veprat e tij më të njohura – “Vallja Rëçenica” nga suita simfonike “Vallet Trake”, në një version për orkestër me tela bërë nga Emill Janev. Petko Stajnov kompozonte kryesisht në fushën e muzikës simfonike dhe korale. Ja përse ne si orkestër mund të ekzekutojmë vetëm përpunime, por vazhdojmë të kërkojmë mundësi” – tha para Radio Bullgarisë Ivan Janakiev. Ja sesi ai e përkufizon muzikën e klasikut bullgar:
“Një shembull për sintezë të formës evropianoperëndimore të të menduarit simfonik, i mbushur me frymë bullgare, kjo është kryesorja sipas meje. Petko Stajnov është një nga përfaqësuesit më të ndritur të të ashtuquajturit Brez të Dytë të Kompozitorëve Bullgarë, të cilët punojnë me këmbëngulje për të afirmuar stilin kombëtar bullgar. Të mos harrojmë edhe kontributin e tij si krijues dhe drejtor i parë i Institutit të Muzikës pranë Akademisë Bullgare të Shkencave, si dhe - si bashkëthemelues dhe kryetar i Shoqatës së Muzikës Bashkëkohore. Doemos për ne si muzikantë në vend të parë është muzika e tij. Ajo është e arritshme për dëgjuesit dhe në të njëjtën kohë mbart frymën profesionale të traditës muzikore evropianoperëndimore.”
Në programet e koncerteve të Orkestrës Bullgare të Dhomës, Ivan Janakiev përfshin në secilën prej tyre vepra të kompozitorëve bullgarë.“Që nga shtatori 2020 kur e morë drejtimin, e nisa këtë iniciativë. Deri më tani kemi ekzekutuar Kuartetin e Parë të Harqeve nga Ljubomir Pipkov në versionin e orkestrës së harqeve, “Aria” nga “Tetë miniatura për orkestrën e harqeve”, si dhe vepra të Akad. Vasill Kazanxhiev, Prof, Krasimir Taskov, Georgi Arnaudov, Petër Krumov. Përpiqemi që në repertor të kemi më shumë vepra nga autorë që aktualisht po krijojnë për t’i prezantuar ato para publikut në qytetin Dobriç, ndërsa përmes mediave - një gamë shumë më të gjerë dëgjuesish.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: arkiv personal
Muzika e lindur mes akullit – ja çfarë prezantojnë me fyell dhe kitarë Teodosij Spasov dhe Hristian Cvjatkov në albumin e tyre “Përralla Antarktike”, i cili ka premierën më 5 mars, me një spektakël muzikor dhe poetik me regjisore Bojka Vellkova...
Këngëtari i ri ROSS prezanton këngën e tij të parë solo - "I panjohuri". Edhe pse me një këngë debutuese, vetë ROSS nuk është i panjohur - Rosen Petrov u diplomua në shkollën vokale në vendlindjen e tij – qytetin Dobriç, dhe tashmë ka një sërë..
"Kjo është Bullgaria - madhështore dhe e shenjtë" ... këndon Maria Angellova në këngën e saj prej autori, të cilën ju prezantojmë një ditë para Festës Kombëtare të Bullgarisë - 3 Mars . Në të, ajo bën pyetje që janë gjithnjë e më të..
Këngëtari i ri ROSS prezanton këngën e tij të parë solo - "I panjohuri". Edhe pse me një këngë debutuese, vetë ROSS nuk është i panjohur - Rosen Petrov..
Muzika e lindur mes akullit – ja çfarë prezantojnë me fyell dhe kitarë Teodosij Spasov dhe Hristian Cvjatkov në albumin e tyre “Përralla Antarktike”, i..