“Nuk kishte një strategji të qartë komunikimi që nga fillimi i pandemisë dhe frika i ndau njerëzit”, tha Ministrja e Shëndetësisë Asena Serbezova në një takim me disa nga protestuesit kundër certifikatës së gjelbër. Ajo tha se është kundër vaksinimit të detyrueshëm. Sipas saj, është e rrezikshme të mendohet se vaksina mbron qind për qind dhe për rrjedhojë të mos respektohen masat kundër epidemisë. Ministria Serbezova tha, se vendimi për certifikatën e gjelbër nuk merret vetëm dhe citoi opinjonin e ekspertëve, se vala e koronavirusit që filloi mund të jetë e fundit, njoftoi BTA.
Conço Ganev nga partia “Vëzrazhdane” i bëri thirrje ministrit që të krijojë një grup pune me ekspertë të ndryshëm për të dalë me një mendim se ku dhe si i ndihmon shoqërisë sonë certifikata e gjelbër. Sipas tij, për momentin nuk ka dialog, ndërsa në mediat matematikanë shpjegojnë problemet mjekësore.
Komisioneri i BE-së për Zgjerimin dhe Politikën Evropiane të Fqinjësisë Oliver Varheli pret që brenda 3 javësh Bullgaria të miratojë fillimin e negociatave të Shkupit për aderimin me BE. Këtë zyrtari evropian e shkroi në Twitter pas takimeve të tij..
262 janë rastet e reja të koronavirusit në vend për 24 orët e fundit, ose 13 më pak se një ditë më parë. Më se 66.4 për qind e të sapoinfektuarve nuk kanë vaksina kundër covid-19. 4.6 për qind nga 5655 testet e kryer janë pozitive, tregon portali..
Negociatorët e BE-së dhe eurodeputetët rьnë dakord mbi rregullat për mbushjen e objekteve evropiane të depozitimit të gazit përpara dimrit. Qëllimi është që vendet të përgatiten për ndërprerje të mundshme të gazit natyror rus, njoftoi REUTERS...
Të premten temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 9°, në kryeqytet - 6°. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell me vranësira të shpërndara...
Presidenti Rumen Radev ngriti çështjen e mbështetjes në kohë për aftësitë mbrojtëse të Bullgarisë në një takim me Ndihmës Sekretaren e Shtetit të..
Franca është e gatshme të mbështesë Bullgarinë në mënyrë që vendi të mos humbasë aftësitë e tij mbrojtëse derisa Shtetet e Bashkuara të dërgojnë..