Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kirill Shtrapulin prej shumë vitesh zbukuron kokat e kukerëve të Pernikut me maskat e tij të çuditshme

7
Foto: studiopernik.com

Të dëbojmë të keqen dhe forcat e këqija në Surva! Kjo është motoja e festivalit më të madh tek ne dhe në Ballkan të lojërave të maskaradës.

Tradicionalisht, festivali në Pernik mbledh së bashku mijëra pjesëmarrës, përfaqësues të të gjitha rajoneve etnografike në Bullgari, si dhe mysafirë nga Evropa, Azia dhe Afrika.Por, për vit të tretë të radhës, forumi atraktiv ishte anuluar ditë të numëruara përpara datës së shpallur - 13 janar, për shkak të shpërndarjes së Covid-pandemisë. Megjithatë, tradita nuk mund të ndërpritet. Në fshatrat e Pernikut dhe sivjet grupe të maskaradës luajtën natën e 13 duke u gdhirë 14 janari dhe gjatë ditës në Surva - tradita është e përfshirë në Listën e UNESCO-s të trashëgimisë kulturore jo materiale të njerëzimit. Më karakteristike janë maskat, të cilat janë të bëra prej lëkure kafshësh, kafshëve të egra të balsamosura, prej puplash, druri dhe tekstil. Sipas besimeve popullore, sa më e madhe dhe më e frikshme të jetë maska, aq më shumë do të jetë në gjendje të largojë shpirtrat e këqij nga njerëzit. Për këtë arsye kortezhet e kukerëve në trojet tona janë të mbushura me njerëz dhe të zhurmshëm, që të dëbohet dimri sa më shpejt dhe të vijë pranvera.


Në Bullgarinë Perëndimore i quajnë njerëzit të cilët luajnë me maska në fillim të vitit “survakarë”, në vende të tjera –“kukeri”. Tradita ekziston në krahina të shumta të vendit tonë - e ruajnë të gjithë njerëzit e rinj të entuziazmuar nga trupat e shumta amatore. Ata kujdesen me vëmendje të madhe për maskat e veta, të cilat sjellin shumë gëzim në ditët e maskaradave. Por, kush krijon  imazhet e tyre të frikshme? Që t’i përgjigjemi kësaj pyetjeje do t’ju takojmë me Kirill Shtrapulin nga fshati i rrethit të Pernikut - Drugan. Mbi 30 vjet ai mbledh materiale natyrale dhe ka bërë dhjetëra maska origjinale.


Me profesion është saldator, por në kohën e lirë krijon maska. Për këtë qëllim ai mbledh trungje të shelgut të kuq pranë fshatit. Kirill Shtrapulin thotë se kjo pemë nuk përdoret për ngrohje, por ka forma të çuditshme. Ndaj kësaj shton dhe elementet karakteristike për kukerët. Që të gjithë në rajon e njohin Kirill Shtrapulin, sepse nuk kalon ndonjë tubim ose festë  pa bërë ekspozitë me maska të kukerëve. Përveç kureshtjes, ai takon dhe pak zili në sytë e njerëzve - kjo nganjëherë e trishton. Dëshira e tij më e madhe është që të ketë të rinj të cilëve t'ua tregojë zanatin:

Kirill Shtrapulin

“Unë jam vetëm në fshat, marr pjesë nëpër tubime çdo vit, përpara bëja dhe ekspozita - maska, drugdhendje, plastikë, por nuk ka se kush të më ndihmojë në atelie dhe të mësohet. Kjo është një hobi të cilën unë e kam që në rini. Sa më shumë njerëz vet i bëjnë maskat e veta, kaq më interesant dhe i larmishëm bëhet procesioni i parakalimit të kukerëve. Por, nuk ka ndonjë fëmijë i cili të ketë ardhur dhe të jetë interesuar. Ky është një problem, njerëzit e rinj nuk kanë dëshirë  dhe kohë që të bëjnë gjëra të tilla. E gjithë vëmendja e tyre është e drejtuar në telefonat e tyre”.

Në sajë të maskave të kukerëve  mjeshtri nga fshati Drugan ka vizituar të gjithë Evropën. Thotë se dhe aty ka marrë duartrokitje të shumta dhe admirim për mënyrën se si e prezanton traditën tonë popullore. Mjeshtri thotë se dekada më parë fshati ishte argëtues dhe interesant sepse familjet kishin shumë fëmijë dhe mësonin aftësi të ndryshme nga njëri-tjetri. Tani në Drugan ka vetëm 2-3 fëmijë, kurse shumë nga familjet kanë ikur jashtë shtetit.

“Kështu ndodh dhe me zanatet e tjera, ato janë duke u zhdukur. Tanimë nuk janë më në fshat rrobaqepësit, berberët, gratë të cilat thurin. Tani dhe të duash, nuk ka se kujt t’ia tregosh zanatin, nuk ka njerëz. Në fshatin tonë të paktën ka disa gjëra të cilat arritëm t’i ruajmë, pavarësisht dhe shumë ngadalë, pa para. Kemi kishë në fshat, si dhe një piktore, e cila pikturon ikona, kurse unë punoj kornizat prej druri për to. Këtu kanë mbetur edhe njerëz të mirë, edhe pse shumë pak, dhe të cilët kontribuojnë për zhvillimin e kishës.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Gergana Mançeva, BGNES, zapernik.com, studiopernik.com



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Tradita e daullexhinjve ose ndryshe kush i zgjon myslimanët gjatë Ramazanit

Dita e Arafatit është dita e fundit nga ditët e shenjta për myslimanët në muajin e Ramazanit. Në Islam, kjo është dita më fisnike e vitit, dhe lidhet me privimet e rënda 30-ditore - "agjërimin". Ngrënja e bukës dhe pirja e lëngjeve dhe e ujit bëhet vetëm..

botuar më 24-04-09 9.05.MD

Në Rodopet tingulli i gajdes është një magji, për të cilën tregon një muze lokal

Një kompozim skulpturor në fshatin е malit Rodopa - Shiroka Llëka lavdëron gajdexhinjtë dhe këngëtarët vendas, të famshëm në mbarë vendin dhe më gjerë. Quhet “Gajdexhiu”, dhe së fundmi në fshat u prezantua një roman me të njëjtin titull. Fshati..

botuar më 24-03-31 10.45.PD

Kukeri, pleq, babugeri, çaushi... Fshati Turija pret lojëra maskarade

Fshati nënballkanik Turija mirëpret mbi një mijë pjesëmarrës në lojërat e maskaradës "Pleqtë në Turija". Në edicionin e sivjetshëm të festivalit më 30 mars do të marrin pjesë 28 grupe me kukeri (njerëz të maskuar) nga e gjithë Bullgaria. Çdo vit..

botuar më 24-03-30 8.05.PD