Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

10 herë më shumë teste pozitive për Covid në shkollat

Foto: BGNES

Në muajin e fundit, numri i testeve pozitive për koronavirus në shkollat është i rritur gati dhjetëfish, tha Ministri i Arsimit Nikollaj Denkov për Nova TV. Aktualisht, 3.6 për qind e mësuesve janë në karantinë, ndërsa përqindja e nxënësve është 2.6. “Faktori kryesor për ditët shtesë të pushimit ndërmjet dymujorit të parë dhe të dytë janë sinjalet se nxënësit dhe mësuesit janë të lodhur dhe kanë nevojë për pushim”, komentoi ministri. Ai theksoi se e drejta e Ministrisë së Arsimit është të mbyllë shkollat në rast të komplikimit të situatës epidemike dhe nëse ka arsye për këtë do ta bëjë më herët.


Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën para mesditës në Bullgarinë Perëndimore, ndërsa pasdite në pjesën qendrore të vendit, do të mbajë mot me vranësira dhe reshje shiu dhe bubullima. Do të ketë edhe breshër. Do të vazhdojë të jetë e ngrohtë me temperatura maksimale..

botuar më 22-05-27 8.35.MD

Tashmë tre ditë zjarrfikësit janë duke shuar zjarre në pjesët e larta të Parkut Natyror të Rillës

Pajisjet janë duke depërtuar nëpër borë pranë shtëpisë malore "Maqedonia" për t'i arritur zjarret në pjesët e larta në malin Rilla. Zjarri përfshiu 37 hektarë në një lartësi prej 1800 metrash mbi nivelin e detit. 80 zjarrfikës dhe punonjës..

rinovuar më 22-05-27 7.04.MD

Respektimi i të drejtave të bullgarëve maqedonas është një parakusht kyç për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE

Bullgaria pret që bullgarët në Maqedoninë e Veriut të regjistrohen në kushte të barabarta me kombësitë e tjera në Kushtetutën e vendit. Këtë e tha kreu i shtetit Rumen Radev në një bisedë telefonike me të dërguarin special të Mbretërisë së Bashkuar..

botuar më 22-05-27 6.27.MD