Rodopet Lindore zënë një vend qendror në një film reklamues për natyrën e egër të Bullgarisë, xhiruar nga Euronews TV. Në video personazhet kryesore janë dreri, shkaba, bizoni. Pamjet e xhiruara do të transmetohen si një serial, i porositur nga Ministria e Turizmit. Bullgaria paraqitet si një destinacion për turizëm veror dhe spa. Kuadrot e tërheqin vëmendjen ndaj natyrës së egër bullgare - thonë nga fondacioni “Rodopet më të egra”. Me ndihmën e tij, janë realizuar xhirimet në zonën “Studen Kladenec”. Ekipi i Euronews është i impresionuar nga mundësia për të parë nga afër jetën e kafshëve të egra në Rodopet Lindore. Ato tashmë janë mësuar me njerëzit dhe nuk kanë frikë kur u afrohen, "por më e rëndësishmja është se me çdo një video që po bëjmë dhe me çdo një lajm që ndajmë, ne apelojmë që më shumë njerëz të njihen me botën e egër në Bullgari "- thonë nga fondacioni “Rodopet më të egra”. Misioni i tyre nuk është vetëm t'ia tregojnë botës vendin tonë, por në të njëjtën kohë të inkurajojnë ruajtjen e shumëllojshmërisë së kafshëve që kemi.
Përgatiti në shqip: Vesella MançevaTurizmi i qëndrueshëm prej kohe nuk është një synim i paqartë në horizont. Në vendin tonë një sërë projektesh dhe nismash prej vitesh predikojnë të ashtuquajturin “udhëtim të ngadalshëm” me një gjurmë minimale karboni, miqësor me mjedisin dhe në..
Peshkatarët filmuan një kastor në lumin Danub pranë fshatit Dollni Vadin, transmetoi Radio Vidin i BNR-së. Shfaqja e tij në pjesën bullgare të lumit është kurioze, sepse sipas biologëve, speciet janë zhdukur prej kohësh nga Bullgaria. Në vitin..
Rritja deri në 30 për qind këtë verë në krahasim me vitin e kaluar është e arritshme, parashikoi para BTA Zëvendësministrja e Turizmit, Irena Georgieva. Ajo e argumentoi optimizmin e moderuar për sezonin me rezervimet e mbi 10 500 fluturimeve për..
Turizmi i qëndrueshëm prej kohe nuk është një synim i paqartë në horizont. Në vendin tonë një sërë projektesh dhe nismash prej vitesh predikojnë të..