Rodopet Lindore zënë një vend qendror në një film reklamues për natyrën e egër të Bullgarisë, xhiruar nga Euronews TV. Në video personazhet kryesore janë dreri, shkaba, bizoni. Pamjet e xhiruara do të transmetohen si një serial, i porositur nga Ministria e Turizmit. Bullgaria paraqitet si një destinacion për turizëm veror dhe spa. Kuadrot e tërheqin vëmendjen ndaj natyrës së egër bullgare - thonë nga fondacioni “Rodopet më të egra”. Me ndihmën e tij, janë realizuar xhirimet në zonën “Studen Kladenec”. Ekipi i Euronews është i impresionuar nga mundësia për të parë nga afër jetën e kafshëve të egra në Rodopet Lindore. Ato tashmë janë mësuar me njerëzit dhe nuk kanë frikë kur u afrohen, "por më e rëndësishmja është se me çdo një video që po bëjmë dhe me çdo një lajm që ndajmë, ne apelojmë që më shumë njerëz të njihen me botën e egër në Bullgari "- thonë nga fondacioni “Rodopet më të egra”. Misioni i tyre nuk është vetëm t'ia tregojnë botës vendin tonë, por në të njëjtën kohë të inkurajojnë ruajtjen e shumëllojshmërisë së kafshëve që kemi.
Përgatiti në shqip: Vesella MançevaBazilika Episkopale e Filipopolisit është një shembull i gjallë se si mbështetet zhvillimi i turizmit kulturor bullgar, tha ministri në detyrë i turizmit Evtim Milloshev në takimin me Nancy Schiller, presidente e Fondacionit "Amerika për..
Duke filluar nga kjo verë, vizitorët në Vraca mund të eksplorojnë qytetin malor përmes turneve plotësisht falas me guidë sipas modelit të turneve të ngjashëm që ofrohen në qytetet kryesore evropiane . Ideja është që vizitori i cili është ne..
Në Bullgari ka më shumë se 5 mijë shpella, secila më misterioze dhe e paarritshme, secila me historinë, bukurinë dhe misteret magjepsëse. Disa nga këto thesare të vërteta nëntokësore janë të rregulluara dhe mirëpresin turistët. Ju sjellim..
Ata kënaqin syrin, plotësojnë dëshirat dhe shërojnë. Mijëra kolona rëre, të vogla e të mëdha, që ngjasojnë me njerëz, bimë apo kafshë mitike, ngrihen në..