Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mandati i dytë i Presidentit – një mundësi për një rol dhe prani të ndryshme në politikë

Foto: BGNES

Mandati i dytë i Rumen Radevit si President fillon zyrtarisht më 22 janar 2022. Ditë më parë, më 19 janar, Rumen Radev dhe Nënpresidentja Ilijana Jotova u betuan se do t'i përmbahen Kushtetutës dhe ligjeve të vendit dhe në të gjitha veprimet e tyre do të udhëhiqen nga interesat e popullit.

Duke iu drejtuar kombit nga tribuna e Kuvendit Popullor, Kreu i Shtetit nënvizoi prioritetet e tij: rivendosjen e demokracisë dhe shtetit të së drejtës, së bashku me synimet afatgjata kombëtare - trajtimin e krizës demografike, trajtimin e varfërisë dhe pabarazisë, garantimin e sovranitetit dhe sigurisë, të interesave dhe dinjitetit kombëtar.

A do ta shohim Rumen Radevin në një rol të ri në pesë vitet e ardhshme?

“Rumen Radev tregoi se nuk mund të trembet dhe as të blihet. Dhe pikërisht kësaj i detyrohet mbështetja e tij jashtëzakonisht e gjerë në shoqëri - tha Prof. Aleksandër Marinov, kryetar i Këshillit Strategjik të institucionit. – Ai e përfundoi mandatin e tij të parë me të njëjtin nivel besimi dhe mbështetjeje me të cilën e filloi. Një gjë e tillë është e paprecedentë në politikën bullgare”.

Prof. Aleksandër Marinov

Marinov është i bindur se dialogu konstruktiv dhe bashkëpunimi me qeverinë e sapozgjedhur do ta lejojë institucionin të tregojë një fytyrë tjetër, pas gati gjysmë viti pjesëmarrje të drejtpërdrejtë në qeverisje provokuar nga paqëndrueshmëria politike nëpër të cilën kaloi vendi. Presidenti do të vazhdojë të jetë korrigjues i qeverisë kur është e nevojshme dhe kritikat e tij nuk duhet të perceptohen në mënyrë dramatike, shtoi profesori në një intervistë për BNR.

Sfidat me të cilat do të përballet Presidenti Rumen Radev në mandatin e tij të dytë do të jenë lidhur me situatën jashtëzakonisht komplekse të brendshme dhe ndërkombëtare në çdo aspekt – pandemi, krizë energjetike, marrëdhënie të komplikuara ushtarako-politike. Në momente të tilla Kreu i Shtetit ka një funksion të veçantë për bashkimin e institucioneve dhe kombit”.

Në vlerësimin e vet të mandatit të parë të Presidentit, politologu Atanas Radev theksoi rolin e Rumen Radevit për lëkundjen e pozitave të GERB-it, të cilët e qeverisnin vendin për më shumë se një dekadë.

Atanas Radev

“Deri para pak kohësh ishim mësuar me parashikueshmërinë në qeverisjen e vendit. Mirëpo, rezultatet e tre zgjedhjeve parlamentare treguan një lodhje serioze nga stili aktual i qeverisjes dhe një nevojë urgjente për ndryshim. E gjithë kjo u provokua deri diku nga kritikat e ashpra të Presidentit gjatë gjithë mandatit të tij.

Sipas ekspertit PR Nidall Allgafari, mungesa e një armiku të qartë kundër të cilit të luftojë duhet ta bëjë Presidentin të veprojë si një simbol i shtetit bullgar dhe të përdorë gjuhën e fqinjësisë së mirë për të ndihmuar politikën e jashtme të qeverisë.

Nidall Allgafari

Politologu Kallojan Vellçev gjithashtu analizoi mesazhet në fjalimin e Presidentit:

“Rumen Radev ende flet në gjuhën e shumicës së qytetarëve bullgarë, por unë mendoj se është e rëndësishme të flasim më shumë për unitetin tonë dhe për rolin e institucionit presidencial, i cili duhet të vendosë tonin e pajtimit, në vend që të përkeqësojë debatin politik, i cili është mjaft problematik për momentin.”

Kallojan Vellçev

Në fjalimin e vet, Presidenti preku raste që nuk janë në prerogativat e institucionit presidencial. Por pikërisht mundësia e Kreut të Shtetit në plan joformal të dalë jashtë kompetencave të ngushta kushtetuese e bën natyrën e këtij institucioni interesant, thotë politologu Anastas Stefanov.

Anastas Stefanov

“Kjo është kryesisht për shkak të faktit se Presidenti disponon “pushtet komunikues”. Fjalimi që dëgjuam është pjesë e këtij “pushteti komunikues” – të shënohen nga tribuna më e lartë e Kuvendit Popullor problemet dhe prioritetet kryesore të cilat, sipas Presidentit, duhen mbrojtur dhe duhet të jenë pjesë e politikave reale të pushtetit të ri”.

Sipas Stefanovit, agjenda politike e vendosur nga Radev, gëzon legjitimitet të konsiderueshëm në pikat kryesore të saj. Megjithatë, zbatimi i saj varet nga stabiliteti i qeverisë dhe vullneti i Parlamentit.

Përpiloi: Joan Kolev (në bazë të intervistave të BNR-së)

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: BGNES, BNR-arkiv


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Daniell Mitov

Daniell Mitov refuzoi postin e ushtruesit të detyrës së ministrit të jashtëm

Përderisa presidenti nuk nxjerr dekret, ministrat e vjetër po i kryejnë detyrat e tyre, komentoi ushtruesi i detyrës së kryeministrit Dimitër Gllavçev duke dalë nga Presidenca. Pas një takimi të shkurtër me presidentin Rumen Radev Gllavçev tha: "Nuk..

botuar më 24-04-19 12.12.MD
Bojko Borisov

Bojko Borisov: Nuk e propozova Daniell Mitovin ministër të jashtëm

Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi se nuk ishte ai që propozoi që zëvendëskryetari i partisë Daniell Mitov të bëhet ushtrues detyre i ministrit të jashtëm. Sipas tij, Mitov me të vetëm u koordinua nëse do ta pranojë këtë post. “Nuk dua dhe..

botuar më 24-04-18 4.16.MD
Bojko Borisov

GERB i bëri thirrje PP-DB dhe DPS të marrin përgjegjësinë për qeverinë e përkohshme

Filozofia e Kushtetutës u bë ashtu, që tri partitë GERB-SDS, "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) dhe Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) të mbajnë përgjegjësinë për zgjedhjen e një qeverie të përkohshme. Kolegët të mos..

botuar më 24-04-17 11.26.PD