Bullgaria është një tjetër element i strategjisë së Kremlinit për të vënë në dyshim zgjedhjen e vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore për t’u bashkuar me NATO-në, tha Hristo Ivanov. Lidhur me kërkesën e Rusisë që forcat e paktit të largohen nga Bullgaria dhe Rumania, bashkëkryetari i koalicionit “Bullgaria Demokratike”, e cila është pjesë e shumicës qeverisëse, tha se ishte zgjedhja jonë sovrane se si të mbrojmë sigurinë tonë kombëtare dhe në çfarë aleancash.
Ne nuk mund t'i kthehemi kësaj, dikush tjetër nga fuqitë e mëdha, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, të vendosin se kush është në NATO apo jo. Bullgaria ka bërë zgjedhjen e saj. Siguria jonë kombëtare garantohet nga NATO. “Bullgaria Demokratike” e konfirmon këtë zgjedhje. Ne nuk do t’u nënshtrohemi provokimeve dhe orvatjeve për të na kthyer në sferat e ndikimit, tha Ivanov.
Anëtarësimi në еurozonë dhenë Zonën Shengen dhe mbajtja e zgjedhjeve jashtë vendit më 2 tetor – këto janë prioritetet kryesore të Ministrisë së..
Filloi rirregullimi dhe ndërrimi i pllakave të verdhë në qendër të Sofjes. Krahas shtrimit, do të ndërrohen pllakat në trotuare, do të përmirësohen..
411 janë të sapo infektuarit me Covid në vend në 24 orët e fundit. Numri i rasteve është ulur me 252 nga një ditë më parë. Mbi 67% prej të..