Me rastin e këmbënguljes së Rusisë për tërheqjen e trupave të NATO-s nga Bullgaria dhe Rumania, Kryeministri Kirill Petkov bëri një deklaratë zyrtare në Kuvendin Popullor. Sipas Petkovit, si shtet anëtar i NATO-s, Bullgaria vendos vetë se çfarë politike të ndjekë. Kryeministri vuri në dukje se Traktati i Uashingtonit nuk parashikon një kategori të dytë të shteteve anëtare për të cilat mbrojtja kolektive duhet të zbatohet në mënyrë selektive dhe i bëri thirrje Federatës Ruse të mbetet e angazhuar në një dialog konstruktiv për uljen e tensioneve dhe zbatimin me përpikëri të angazhimeve ligjore ndërkombëtare.
Seanca dëgjimore e Kryeministrit në Kuvend ishte kërkuar si garanci në fushën e sigurisë nga opozita GERB - SDS, sipas së cilës kërkesa e Rusisë për tërheqjen e trupave të NATO-s nga Bullgaria dhe Rumania përbën rrezik për sigurinë e vendit. Nga tribuna e Parlamentit, nënkryetari i GERB-it, Daniell Mitov, kërkoi që Presidenti të thërrasë Këshillin Konsultativ për Sigurinë Kombëtare për këtë temë.
Partnerët e koalicionit nga “Bullgaria Demokratike” e cilësuan reagimin e Kryeministrit si me kohë dhe pro anëtarësimit të Bullgarisë në NATO.
Partia “Vëzrazhdane” bëri thirrje që të mos lejohen ndërhyrje të huaja në politikën e vendit dhe dënoi vendosjen e bazave amerikane në territorin bullgar.Nuk ka asnjë ndryshim, forcat e armatosura bullgare nuk do të dërgohen në Ukrainë, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në një koment për takimin mes presidentëve amerikanë dhe francezë Donald Trump dhe Emmanuel Macron në Shtëpinë e Bardhë ...
Bullgaria paraqiti një kërkesë për një raport të jashtëzakonshëm konvergjence bazuar në të kuptuarit se vendi i plotëson kriteret për të hyrë në eurozonë, tha kryeministri Rosen Zheljazkov, në hapjen e një kapaciteti të ri prodhimi në Sofje. “Ka shumë..
Temperaturat minimale të martën do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në verilindje deri në minus 11°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Paradite përgjatë lumenjve mund të ketë mjegulla. Gjatë ditës do të ketë reshje të dobëta shiu vende-vende..
Nuk ka asnjë ndryshim, forcat e armatosura bullgare nuk do të dërgohen në Ukrainë, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në një koment për takimin mes..
Pagesa e dytë prej 653 milionë еuro sigurisht që do të refuzohet, edhe pse Bullgaria deri më tani ka përmbushur 85% të angazhimeve të saj për reforma...
Bullgaria paraqiti një kërkesë për një raport të jashtëzakonshëm konvergjence bazuar në të kuptuarit se vendi i plotëson kriteret për të hyrë në..