Presidenti Rumen Radev dhe Nënpresidentja Ilijana Jotova morën sot detyrën për mandatin e tyre të dytë, me një ceremoni zyrtare në sheshin para Katedrales Patriarkale “Shën Aleksandër Nevski”. Tradicionalisht, që nga viti 1997, kur Presidenti Petër Stojanov mori detyrën, kjo datë, 22 janar, është caktuar për inaugurimin e Presidentit të ri bullgar.
Në fjalimin në ceremoninë e sotme Presidenti Rumen Radev tha se do të vazhdojë të mbrojë sovranitetin, ligjin, sigurinë dhe drejtësinë e vendit. Sipas Radevit, ndryshimi aktual politik është vetëm hapi i parë dhe shumë sfida të tjera janë përpara. Ai kujtoi se nuk janë shumë shtetet që kanë ruajtur besimin dhe gjuhën e tyre ndër shekuj dhe nëse Bullgaria ia ka dalë, kjo është falë unitetit të shpatës, shpirtit dhe fjalës.
“Jam i bindur se ne mund t'i arrijmë qëllimet tona vetëm nëse shoqëria mbetet e bashkuar në vullnetin e saj për ndryshim dhe progres real. Besoj se shpirti i shtetit tonë mijëravjeçar është i gjallë në Bullgari dhe se kjo do të na frymëzojë dhe do të na ndihmojë në rrugën tonë përpara”, tha Radev dhe theksoi se ai do të vazhdojë të jetë President i të gjithë qytetarëve bullgarë, pavarësisht nga përkatësia e tyre partiake, etnike dhe fetare dhe të mbrojë të drejtat, interesat dhe dinjitetin e popullit të vet.
“Besoj se së bashku do të vazhdojmë të ndërtojmë një shtet të lirë, demokratik, të begatë dhe modern. Rroftë Bullgaria!”, tha në përfundim Kreu i Shtetit.
Më 19 janar, Presidenti Radev dhe Nënpresidentja Jotova u betuan për mandatin e dytë në një ceremoni solemne në Parlament.
E premtja do të jetë me diell me vranësira të shpërndara të larta. Pasdite në Bullgarinë verilindore, në rajonin e maleve Rilla dhe Rodopet dhe në rajonet perëndimore vende-vende do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Temperaturat minimale do të..
Arabia Saudite është një nga partnerët më të rëndësishëm të Bullgarisë në Lindjen e Mesme, tha Ministrja e Jashtme bullgare Teodora Gençovska pas një takimi në Sofje me Ministrin e Jashtëm të Mbretërisë, Princin Faisal bin Farhan al-Saud, i cili..
Rojet kufitare bullgare rrahin, grabitin dhe zhvishen refugjatët afganë që përpiqen të hyjnë në Bullgari. Këtë e pohon Human Rights Watch në një raport të posaçëm për kthimet e paligjshme, sipas ligjit ndërkombëtar, të njerëzve përtej kufirit midis..
Kryeministri bullgar Kirill Petkov synon të marrë pjesë në një takim të liderëve të grupit "Rinovo Europe" në Parlamentin Evropian, shkruan Politico...
Integrimi evropian synon shkëputjen e së kaluarës historike, tha për BNR eurodeputeti Illhan Kjuçuk, një raportues në Parlamentin Evropian për..
Zëvendëskryeministri dhe Ministër i Financave Asen Vasilev i bëri thirrje Komisionit Evropian që të sqarojë nëse vende të ndryshme të BE-së trajtohen..