Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një debat i nxehtë parlamentar mbi negociatat midis Shkupit dhe Sofjes

Deputeti Daniell Mitov
Foto: BGNES

Më 4 shkurt, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut do të festojnë bashkërisht 150 vjetorin e lindjes së Goce Dellçevit. Anëtarët e Komisionit të përbashkët për çështjet historike nga pala bullgare nuk do të ndërrojnë. Të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë Veriore janë një prioritet i madh. Ne nënshkruam 3 memorandume në fusha kyçe. Këtë e njoftoi në Kuvend Kryeministri Kirill Petkov për rezultatin e takimit me Kryeministrin maqedonas Dimitër Kovaçevski.

"Arritja e lidhjes ekonomike është një gjë e mirë, por nuk pasqyron fokusin e vërtetë të problemeve me Maqedoninë e Veriut," paralajmëroi deputeti i GERB-SDS, Daniell Mitov.

GERB insistojnë për arritjen e garancive reale për respektimin e të drejtave të bullgarëve me nënshtetësi maqedonase dhe për hapjen e dosjeve të shërbimeve ish-jugosllave për represionin e bullgarëve në Maqedoninë jugosllave.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 26 prillin 2024

Gjatë natës vranësirat do të çahen dhe do të zvogëlohen deri në kthjellime kryesisht në gjysmën perëndimore të vendit, ndërsa në pjesën lindore do të ketë ende reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4° dhe 9°, në Sofje -..

botuar më 24-04-25 7.35.MD

Liberalizimi i tregut të energjisë elektrike shtyhet me një vit

Parlamenti shtyu përfundimisht liberalizimin e tregut të energjisë për një vit, duke filluar nga 1 korriku. Vendimi është marrë me 152 vota "pro" - të GERB-SDS, DPS, "Vëzrazhdane", "BSP për Bullgarinë" dhe ITN. 35 deputetë nga PP-DB abstenuan dhe..

botuar më 24-04-25 4.33.MD

Minatorët bllokuan qendrën e Sofjes kundër liberalizimit të energjisë elektrike dhe ndërprerjeve

Mijëra minatorë dhe punëtorë në sferën e energjisë, anëtarë të dy sindikatave, Konfederata e Sindikatave të Pavarura (KNSB) dhe Konfederata e Punës “Podkrepa”, u mblodhën për të protestuar në hapësirën mes godinave të Kuvendit Popullor dhe..

botuar më 24-04-25 2.22.MD