Në një konkurrim për Kryeqytet Evropian të Rinisë në vitin 2025, qyteti bregdetar bullgar Burgas ka ndërmend të prezantohet si një vendbanim evropian, në të cilin të rinjtë realizojnë idetë e tyre biznes dhe krijojnë familje. Iniciativa i përket Forumit Rinor Evropian dhe daton nga viti 2009. I vetmi qytet bullgar që deri tani ishte mbajtës i titullit është Varna.
Ideja që Burgas të aplikojë për Kryeqytet Evropian të Rinisë i përket Gabriella Sllavovës, e cila para dy vitesh u kthye në atdhe dhe sot është pjesë e ekipit të Bashkisë së qytetit Burgas. Para kësaj me Korin e Fëmijëve të Radios Kombëtare Bullgare ajo udhëtonte në mbarë botën. Më vonë studionte në Japoni, Tajlandë, Holandë dhe Gjermani.
Pritet që në nëntor të vitit të ardhshëm të shpallet cili qytet është i zgjedhur Kryeqytet Evropian i Rinisë, njofton BNR – Burgas.
Përpilues: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Një vit i mbarë për Agjencinë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit, në të cilin gjithçka u zhvillua ashtu siç duhej – kështu e përmblodhi vitin 2024 drejtuesja e saj, Rajna Manxhukova. Në një intervistë për Radio Bullgarinë, ajo shprehu kënaqësinë për..
Nënkalimi i Urës së Shqiponjave që lidh rrugën lokale e bulevardit "Carigradsko shose" me Parkun “Kopshti i Borisit” , u transformua plotësisht dhe u kthye në një hapësirë moderne, të ndritshme dhe frymëzuese me riprodhime të pikturave të Sofjes..
Kryetarja e Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve, Iratxe García Pérez, mori pjesë në një Samit me gazetarët e rrjetit kryesor evropian të radios "Euranet Plus", gjatë të cilit ajo sqaroi qëndrimin e grupit të saj për një sërë çështjesh...
Më 25 janar 2025 mbushen 90 vjet nga krijimi i Radios Kombëtare Bullgare. Media jonë e feston përvjetorin me një sërë ngjarjesh. Në një transmetim..