Antologjia “Lumi i fjalëve”, që përfshin tekste nga letërsia bashkëkohore dhe klasike bullgare të përkthyera në anglisht, frëngjisht dhe gjermanisht, do të prezantohet më 30 janar në Bruksel. Hartuesja e antologjisë dhe përkthyese kryesore është Desisllava Cvetkova, e cila jeton në kryeqytetin belg. Autorët bullgarë pothuajse nuk hasen në libraritë evropiane, prandaj ajo vendosi të prezantojë letërsinë vendase para Kontinentit të Vjetër. Kështu, pas dy vitesh punë të palodhur, koleksioni u botua në verën e vitit të kaluar dhe tashmë kishte premierën e saj në Sofje dhe Burgas. Ideja kryesore është që ekzemplarë të antologjisë t’u dhurohen bibliotekave dhe qendrave kulturore në Bruksel, Luksemburg, Paris, Berlin, Londër, Hagë.
Antologjia “Lumi i fjalëve” do të prezantohet në Bruksel në praninë e Ambasadorit bullgar Pllamen Bonçev, poeteshës Maja Panajotova dhe shkrimtares Daniella Velikova.
Përpilues: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Filmi "Triumfi" i dyshes regjisoriale Kristina Grozeva dhe Petër Vëllçanov është propozimi bullgar për çmimet "Oskar", njoftuan nga Qendra Kinematografike Kombëtare. Përzgjedhja jonë për kategorinë e filmit ndërkombëtar në çmimet e 97-të të..
Si dukej Sofja në vitet 1970? Kësaj pyetjeje i përgjigjet ekspozita fotografike "Stacioni Sofja '70" me foto arkivore të fotografit të njohur bullgar Panajot Bërnev. Arkivi i panjohur me fotografi të Panajot Bërnev na kthen në..
Pak vite përpara se të ndjenim frymën e lirisë që erdhi pas rrëzimit të Murit të Berlinit, shumë muzikantë, artistë, shkrimtarë performonin për herë të parë në skenat e festivalit "Apolonia" në Sozopoll . I njohur asokohe me pseudonimin..