Banka Kombëtare Bullgare - BNB bëri një parashikim dukshëm më të keq për inflacionin dhe rritjen ekonomike sesa pritjet e Ministrisë së Financave. Sipas BNB në vitin 2022 inflacioni do të vazhdojë të jetë i lartë dhe në fund të vitit do të jetë 7.5 për qind. Në projektbuxhetin e koalicionit qeverisës është 5.6 për qind.
Gjatë vitit, rritja ekonomike do të ngadalësohet deri në 3.6 për qind, sipas BNB, ndërsa Ministria e Financave pritet që PBB-në të rrisë me 4.8 për qind.
Parashikimi i BNB bazohet në supozimin se çmimet e naftës, gazit natyror dhe energjisë elektrike do të vazhdojnë të rriten në baza vjetore deri në fund të tremujorit të tretë të vitit 2022, pas së cilës do të ketë një rënie deri në fund të vitit 2023.
Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..
Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..
Në shtator, treguesi i përgjithshëm i klimës së biznesit në vend u ul me 1 pikë krahasuar me muajin gusht, për shkak të vlerësimeve më pak të favorshme në industri. Treguesi në sektor bie me 5.2 pikë dhe menaxherët raportojnë ulje të aktivitetit..