Në traditën ortodokse, dita e dhjetë e shkurtit i kushtohet Shën Haralambit, i cili vdiq si martir gjatë persekutimit të të krishterëve në shekullin e tretë. Sipas traditës së kishës, plagët e tij shëroheshin për mrekulli çdo natë, pavarësisht torturave të rënda që iu nënshtruan. Para se të largohej nga jeta tokësore, ai i kërkoi Zotit që t'u jepte "shëndet fizik dhe shpëtim shpirtëror të gjithë njerëzve". Prandaj Shën Haralambi konsiderohet si një nga shenjtorët shërues, së bashku me Shën Kozmain dhe Damianin, Shën Pantalejmonin, Shën Trifonin e të tjerë. Disa nga reliktet e tij mrekullibërëse ruhen në kishën “Shtatë Shenjtorët ”në Sofje.
Në kulturën tradicionale bullgare, shenjtori konsiderohet si sundimtar i murtajës dhe sëmundjeve të tjera të tmerrshme. Ky nocion ka depërtuar në ikonografi - shpesh Shën Haralambi është përshkruar duke shkelur murtajën (duke marrë imazhin e djallit) ose duke rrahur dhe torturuar një krijesë të keqe. Më 10 shkurt është edhe festa popullore për nder të tij. Sipas traditës, këtë ditë gratë gatuajnë bukë rituale, të cilat i lyejnë me mjaltë “për të qetësuar” sëmundjet e tmerrshme.
Në shërbimin e mëngjesit ato edhe sot e kësaj dite e sjellin mjaltin e ri në tempuj për shenjtërim, dhe në shumë qytete dhe fshatra bletarët kremtojnë festën e shenjtorit të tyre mbrojtës - shoqatat vendase të bletarisë organizojnë ekspozita me degustim mjalti, japin leksione, etj.
“O bletë e mjaltëdhënëse, ti ecën në pyll ti e mbart mjaltin, ti ecën në ara - ti e mbart mjaltin… E lë atë dhe përsëri fluturon…” - Këndojnë gratë nga grupi folklorik a cappella i fshatit të dikurshëm Dërvenica, i cili sot është një lagje e Sofjes. Kjo është një nga të paktat këngë popullore kushtuar punës së palodhshme të bletës, e cila që nga kohërat e lashta ua jep njerëzve "arin e lëngshëm", siç e quajnë mjaltin - një nga ilaçet më të fuqishme natyrore për një sërë sëmundjesh.
Ju ftojmë të lexoni më shumë hollësi për shenjtorin e njohur bullgar në publikimin tonë “Për Shën Harallampin, murtajën dhe mjaltin” nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Përpiloi: Allbena Bezovska
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Filloi një seri festash të mrekullueshme gjatë muajit dhjetor, të cilat do të na çojnë drejt dritave dhe momenteve të përbashkëta të rehatisë dhe dashurisë me njerëzit më të afërt në prag të Krishtlindjeve. “Varvara gatuan, Sava pjek,..
Para 111 vitesh më 28 nëntor 1912 bullgarët pritën me respekt shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, ndërsa një vit më vonë – më 29 korrik 1913, Pavarësia e shqiptarëve u njoh nga ndërkombëtarët me vendim të Konferencës së Ambasadorëve në Londër...
Më 15 nëntor fillon kreshma e dytë më e gjatë në traditën tonë ortodokse, e cila përbën një përgatitje për kremtimin e Lindjes së Zotit Jezu Krisht. Konsiderohet se, edhe pse zgjat 40 ditë, kreshma e Krishtlindjeve nuk është aq e rreptë sa..
Filloi një seri festash të mrekullueshme gjatë muajit dhjetor, të cilat do të na çojnë drejt dritave dhe momenteve të përbashkëta të..