Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një ekspozitë prezanton në Ruse monumentet bullgare nën mbrojtjen e UNESKO-s

Foto: MRJ

Në muzeun historik në qytetin Ruse renditën një ekspozitë udhëtuese “Monumentet Bullgare nën mbrojtjen e UNESKO-s”. Panelet zbulojnë 7 objekte, të cilat prezantojnë  trashëgiminë kulturore të Bullgarisë, dy - të trashëgimisë kulturore dhe një objekt serie, në të cilin merr pjesë dhe Bullgaria.

Vizitorët mund të shijojnë pamje të pyjeve shekullore të ahut të rezervateve në Parkun Kombëtar të ”Ballkanit Qendror” si pjesë e një objekti në seri të UNESKO-s - "Pyjet e vjetra dhe shekullore të ahut të Karpateve dhe rajoneve të tjera të Evropës".

Janë prezantuar manastiret shkëmbore Ivanovski, rezervati natyror “Srebërna”, varreza në  Sveshtarovo, kalorësi i Madarës, parku kombëtar “Pirin”, kisha e Bojanës, varreza e Kazanllëkut, qyteti i lashtë Nesebër dhe Manastiri i Rillës.

Imazhet janë fotografi profesionale artistike dhe një tekst tre gjuhësor, ku pjesa më e madhe e fotografive janë të fotografit Ivo Haxhimishev

Ekspozita është e prezantuar tanimë në Paris, Tunizi, Podgoricë, Kotor, Plovdiv, Sofje dhe Kazanllëk. Kopje të përgatitura ka për në Gjermani dhe Kroaci.

Projekti është i realizuar nga Instituti Shtetëror Kulturor dhe me përkrahjen e Komisionit Kombëtar për UNESKO-n në Ministrinë e Punëve të Jashtme, në lidhje me 65 vjetorin e shënuar gjatë vitit 2021 nga anëtarësia bullgare në UNESKO dhe 75 vjet nga themelimi i organizatës.

Përpiloi: Darina Grigorova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Summer Vibes Festival viziton sërish Vidinin

Qyteti Vidin për të pestin vit radhazi është nikoqir i Summer Vibes Festival. Në datat 1 dhe 2 qershor pranë kalasë “Baba Vida” (“Gjysha Vida”) , fëmijët do të zbulojnë një mënyrë më të shëndetshme dhe jo më pak interesante për t'u..

botuar më 24-06-01 7.45.PD

Nënpresidentja Ilijana Jotova kritikoi ngrirjen e ligjeve për kulturën bullgare

Një nga shembujt e shpërfilljes së trashëgimisë kulturore dhe historike nga shteti është shtëpia e Dimitër Talevit në Prilep (shkrimtar i njohur bullgar – shënimi red.). Nga qershori 2023 ka një vendim të Këshillit të Ministrave që shteti ta..

botuar më 24-05-30 10.12.PD

Sofja mirëpret mysafirë në Shtëpinë e Letërsisë dhe Përkthimit

Përkthyesit Jan Mahei (Republika Çeke), Elvira Bormann (Gjermani), Hanna Sandborg (Suedi), Hanna Karpinska (Poloni) dhe Livia-Maria Nistor (Rumani) do të jenë rezidentë deri në tetor në Shtëpinë e Letërsisë dhe Përkthimit. Shtëpia është një projekt..

botuar më 24-05-29 11.07.PD