Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti pranoi përfaqësues të organizatave bullgare nga Maqedonia e Veriut

Të drejtat e komuniteteve bullgare në Republikën e Maqedonisë së Veriut mbeten prioritet për qeverinë bullgare

| rinovuar më 22-02-23 11.59.PD
Foto: BGNES

Në një takim në Sofje, të mbajtur me iniciativën e përfaqësuesve të organizatave dhe shoqatave të bullgarëve në Maqedoninë e Veriut më 22 shkurt, Kryeministri bullgar Kirill Petkov theksoi se të drejtat e komuniteteve bullgare janë prioritet për të gjithë qeverinë bullgare,njoftoi shërbimi për shtypin pranë qeverisë. Kryeministri i njoftoi bashkatdhetarët tanë për rrjedhën e negociatave mes kabineteve të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, në qendër të të cilave është përfshirja e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut. Kirill Petkov i njohu miqtë edhe me bisedimet e tij me partnerët evropianë në lidhje me integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor. Nga ana e tyre, bashkatdhetarët nga Maqedonia e Veriut mbështetën qëndrimin e ri, të iniciuar nga qeveria bullgare, me bindjen se dialogu vetëm mund të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve.

Më herët gjatë ditës, Presidenti Rumen Radev u takua me përfaqësues të organizatave dhe shoqatave bullgare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. “Krahas të gjitha aktiviteteve për bashkëpunim, ku ka orare shumë të qarta kalendarike, duhet të ketë një kalendar të qartë për zgjidhjen e problemeve të hapura politike”, tha kreu i shtetit. “Përfshirjen e bullgarëve maqedonas në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut së bashku me pjesët e tjera të popujve dhe garantimin e të drejtave të tyre e konsideroj kusht të detyrueshëm për fillimin e negociatave. Duhet të ketë garanci të qarta për mbrojtjen e trashëgimisë sonë kulturore dhe historike në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, tha presidenti.

Ai shtoi se para se të hapet dera e negociatave, duhet bërë një përpjekje e qartë për të çrrënjosur gjuhën e urrejtjes dhe për t'i dhënë fund asaj. “Kjo nuk është ndërhyrje e Bullgarisë në punët e brendshme të Maqedonisë së Veriut. Kjo është shprehje e shqetësimit dhe mbështetjes sonë për rrugën efektive të saj drejt anëtarësimit në BE”, tha Radev. Ai ishte kategorik se nuk përkrah idetë për pakica apo rryma separatiste. “Unë mbështes aspiratën për të qenë qytetarë të plotëvlefshëm të vendit tuaj, për t’u bërë të dukshëm në ligjet e vendit tuaj”, tha presidenti.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një sezon i suksesshëm dimëror pritet në Pamporovo

Në Rodopet në dhjetor, kaq shumë borë nuk ka rënë në 10 vitet e fundit. Duke pasur parasysh kushtet e shkëlqyera të dimrit dhe reshjet e dendura të borës, ministri i turizmit Evtim Milloshev para BNT shprehu shpresën se sezoni do të jetë i fortë për..

botuar më 24-12-23 11.47.PD
Valeri Hajer

Përjashtojnë DPS - "Fillimi i Ri" nga familja liberale evropiane

Këshilli i kryetarëve të grupit “Rinovo Evropën” në Parlamentin Evropian njëzëri vendosi të rekomandojë ndërprerjen e anëtarësimit të grupit “Lëvizja për të Drejta dhe Liri” (DPS), për shkak të veprimeve të kryetarit të saj, Deljan Peevski. Si arsye..

botuar më 24-12-23 8.38.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën në vend do të kalojë një front i ftohtë atmosferik. Natën në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të ketë reshje shiu, në male dhe në zonat e larta - nga bora dhe do të formohet mbulesë bore. Temperaturat minimale në Bullgari do të lëvizin..

botuar më 24-12-20 7.45.MD