Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Laura Koveshi: Po hetojmë mbi 120 raste të keqpërdorimit të fondeve të BE-së në Bullgari

Laura Koveshi
Foto: BGNES

Prokuroria Publike Evropiane mori një numër rekord ankesash nga Bullgaria dhe tashmë po heton mbi 120 raste, tha Prokurorja e Përgjithshme evropiane Laura Koveshi pas takimit të saj në Sofje me Kryeministrin Kirill Petkov.

“Morëm informacion për mashtrime me fondet e BE-së – më në veçanti të lidhura me prokurimet publike, abuzimet në bujqësi, ndërtim, fondet për rimëkëmbjen pas Covid-19”, saktësoi ajo.

Laura Koveshi tha gjithashtu, se Këshilli i Ministrave do të bëhet pikë kontakti me Prokurorinë Publike Evropiane dhe ky është një sinjal i qartë i një angazhimi të fortë në nivelin më të lartë. “ Morëm sinjale të shumta shkeljesh dhe tani është koha që autoritetet bullgare të fillojnë të punojnë për çështje shumë komplekse me ne, prandaj jemi këtu”, shtoi Prokurori i Përgjithshëm Evropian. Ajo theksoi rëndësinë që autoritetet bullgare të dërgojnë sinjale në Prokurorinë Publike Evropiane.

Laura Koveshi falënderoi Kirill Petkovin për vendosmërinë dhe vizionin e tij të qartë në luftën kundër korrupsionit. “Ne ndajmë të njëjtat prioritete, flasim të njëjtën gjuhë. Nëse nuk zbulohet mashtrim, nuk do të ketë hetim. Kjo është pika fillestare”, tha ajo. Nga ana e tij, kryeministri e cilësoi bisedimet gjithëpërfshirëse, me frymë konstruktive dhe me ambicien e përbashkët se do të punojnë së bashku për zbardhjen e shkeljeve, korrupsionit dhe krimeve që lidhen me fondet e BE-së.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 31 janarin

Paradite të së premtes dhe deri në mesditë do të formohet mjegull vende-vende në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 0 dhe 5°, në Sofje – rreth 0°. Gjatë ditës do të nisë procesi i ndarjes dhe zvogëlimit të vranësirave nga..

botuar më 25-01-30 7.40.MD
Kristin Lagard

Bullgaria po përparon në përmbushjen e kritereve të konvergjencës për zonën e euros

Bullgaria shënon përparim në procesin e përmbushjes së kritereve të konvergjencës për eurozonën. Kjo u bë e qartë nga fjalët e guvernatores së Bankës Qendrore Evropiane, Kristin Lagard, gjatë konferencës së saj të rregullt për shtyp. Lagardit iu..

botuar më 25-01-30 6.58.MD

“Vëzrazhdane” pyet se çfarë angazhimesh ka marrë Bullgaria për të hyrë në eurozonë

Deputetët e partisë "Vëzrazhdane" do të kërkojnë një dëgjim në parlament të ministres së financave Temenuzhka Petkova për hyrjen e Bullgarisë në eurozonë dhe nëse vendi ka marrë angazhime ndaj institucioneve evropiane. Këtë e tha lideri i formacionit,..

botuar më 25-01-30 5.18.MD