Nëse rrethanat e kërkojnë, Bullgaria do të duhet të punojë seriozisht me aleatët e saj të NATO-së, tha Ministri i Mbrojtjes Dragomir Zakov pas takimit të jashtëzakonshëm të NATO-së. “Nuk ka asnjë mënyrë që të plotësojmë deficitet pa punuar me aleatët tanë të NATO-së në territorin tonë”, theksoi ai. Dragomir Zakov e cilësoi si “kritike” situatën në Forcën tonë Ajrore dhe shtoi se në një plan afatgjatë Bullgaria do të duhet të kthehet nga një konsumator në një ofrues sigurie.
Ministri nuk përjashtoi mundësinë që vendi ynë të kërkojë rritje të pranisë së Aleancës në rast thellimi të konfliktit në Ukrainë. “Nëse kriza zhvillohet dhe kërcënon drejtpërdrejt Bullgarinë, parashikohen masa për një prani serioze në territorin tonë”, tha ai. Sipas tij, aktualisht jemi duke u mbështetur në një grup luftarak me element shumëkombësh, të udhëhequr nga vendi ynë dhe nën kontrollin e Komandantit të Përgjithshëm të forcave të NATO-s në Evropë. Kërkesat për t’u bashkuar me grupin luftarak nga një numër vendesh do të shpallen së shpejti, tha ministri.
Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në disa vende fushore. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi lindor, në Bullgarinë Lindore - deri në..
Helikopteri i dytë për nevoja mjekësore i blerë nga Bullgaria kaloi testet e fluturimit në prani të komisionit bullgar, i cili po viziton bazën e prodhuesit Leonardo S.p.A në qytetin italian Vergiate. Ekipi është gati të kryejë pranimin teknik..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në territorin e Ukrainës. “Pro” votuan 166 deputetë, “kundër” 27 dhe 11 abstenuan. Deklarata u..
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja...
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe..
Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e..