Nga 21 marsi hiqetkërkesa për “certifikatë të gjelbër” për të gjitha aktivitetet dhe ngjarjet në Bullgari, të kufizuara deri më tani, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
Nga e njëjta datë rivendoset edhe studimi ballë për ballë në shkollat e larta, i cili do të zhvillohet sipas një orari me prani 50 për qind të grupeve të praktikës dhe ushtrimeve dhe 50 për qind të auditoreve. Kërkesa për ajrim të rregullt, dezinfektim të ambienteve dhe mbajtjen e maskave të fytyrës nga studentët dhe mësuesit mbetet.
Nga data 21 mars hiqet edhe kërkesa për kontrollimin e nxënësve me teste për koronavirusin në shkolla.
Sipas ndryshimeve në tarifën nr.4, lëshimi i kartës së identitetit nga sot, 1 janari, do të kushtojë 30 leva (rreth 15 euro) në vend të 18 levave të mëparshme për një porosi të thjeshtë. Shërbimi i shpejtë rritet në 60 leva (30 euro) dhe shërbimi ekspres..
Presidenti i Republikës së Bullgarisë Rumen Radev uroi të gjithë bullgarët në vendin tonë dhe në mbarë botën me rastin e Vitit të Ri 2025 dhe u uroi paqe, shëndet dhe prosperitet. “Bota po përcjell një vit plot rreziqe. Luftërat po bëhen më të..
“Siguria, Evropa” është motoja e Presidencës polake të Këshillit të Bashkimit Evropian, e cila fillon më 1 janar. Ajo përkon me një periudhë pasigurie rreth luftës në Ukrainë, hyrjen e ardhshme në detyrë të Presidentit të porsazgjedhur të SHBA-së, Donald..