Gushti i vitit 1978, Uzina “Kremikovci”. Nxehtësi, metal, pluhur dhe aromë e vajit të makinës.Nis një tjetër ditë pune për një brigadë të burgosurish me dënime të rënda.Për ta ajo do të jetë fatale.
Sesi vazhdon historia tregon filmi më i ri artistik bullgar i regjisorit Martin Makariev “Në zemër të makinës”, i cili del nëpër kinematë në Bullgari më 18 mars. Një film për kërkimin dhe gjetjen e njerëzillëkut tek secili prej nesh, pavarësisht çmimit të paguar. “Në zemër të makinës” është edhe më i rëndësishëm në një moment si ky i sotmi, i cili i nënshtrohet luftës dhe pandemisë në vazhdim”, janë të bindur në ekipin e prodhimit.
Historia është e bazuar mbi ngjarje reale nga fundi i viteve 70 të shekullit të kaluar tek ne, të treguara personalisht nga regjisori përpara më shumë se 10 vjetëve. Në rolet kryesore hyjnë disa nga aktorët më të mirë bullgarë - Hristo Shopov, Ivajllo Hristov, Julian Vergov, Aleksandër Sano, Hristo Petkov, Vlladimir Zombori, Valeri Jordanov dhe Bashar Rahall. Një rol ka dhe aktori i njohur maqedonas Igor Angjellov. Operator është Andrej Andreev, skenari është i Borosllav Zaharievit, kurse muzika - e Viktor Stojanovit, i cili ka punuar me ekipin e kompozitorit legjendar gjerman Hans Zimmer.
Në këtë film ne ndjekim etjen për liri, e cila i kthen disa kriminelë përsëri në njerëz”- thotë për Radion Kombëtare Bullgare producenti i filmit Aleksandër Penev.
“Tregimi në këtë film është internacional. Bëhet fjalë për të drejtat, ëndrrat , dëshirat dhe motivet mbarë njerëzore. Sa i përket epokës -e thënë në mënyrë më të përgjithësuar ky është regjimi socialist, i cili është i lidhur drejtpërsëdrejti jo vetëm me Bullgarinë, por me të gjitha shtetet socialiste. Por, ajo të cilën do të mund të shohin spektatorët, dhe e cila është më e rëndësishmja sipas meje është se, ne bullgarët fshehim thellë në zemrat tona një njerëzillëk të jashtëzakonshëm. Filmi ynë, mbase paraqes sesa kushton të mbash njeriun brenda teje. Heronjtë tanë paguajnë një çmim të lartë, që ta zbulojnë në vetvete, por e paguajnë me një guxim, me zemër, sepse ia vlen”- thotë producenti.
Ajo, të cilën e shpëton - të shpëton ty”, është kategorik regjisori Martin Makariev, për të cilin “Në zemër të makinës” është titulli i gjashtë në filmografinë e tij.
Në fund të vitit të kaluar filmi triumfoi në tri kategori (tingull, montazh dhe artistë më të mirë) në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit AFIN në Australi dhe fitoi Çmimin e Madh për film më të mirë në Festivalin “Trëndafili i Artë” në Varna. Dhe vetëm një muaj më parë përfundoi turneu i madh evropian para premierës së filmit në mbi 20 qytete në Gjermani, Angli, Skoci, Irlandë dhe Francë.
“Unë besoj se arti është një sport kolektiv. Dhe varet shumë nga niveli kombëtar. Mjerisht mënyra e të menduarit në Bullgari është shumë më e ndryshme nga ajo në shtete të tjera evropiane, e pikërisht, se duhet të ndërtosh diçka me vite përpara se të shikosh rezultatet dhe se më e rëndësishmja është rruga nëpër të cilën kalon. Këtu njerëzit mendojnë se kur investojnë diçka, ata e investojnë në qëllimin përfundimtar, dhe kjo në fakt është pasoja. Dhe filmi ynë sot - ai nuk është një rezultat i mjeteve të cilat na i kanë lëshuar nga “Qendra Kombëtare e Filmave”. Ai është rezultat i një pune të madhe 15 vjeçare, parave, kohës dhe sprovave, dhe rruga nuk do të përfundojë me premierën.“
Me rëndësi është që ky film të na japë krahë, thotë regjisori i filmit. Dhe prandaj në të poezia e autorëve klasikë bullgarë si Hristo Smirnenski dhe Nikolla Vapcarov doli të jetë e përfaqësuar fuqishëm. ”Këta autorë kanë pasur mjeshtërinë të shkruajnë 5 fjalë, të cilat të na ngrenë vetëdijen dhe frymën tonë”- thotë Martin Makariev. Kurse filmi si “Në zemër të makinës” është prova e radhës për të ngritur frymën e kinemasë moderne bullgare dhe të krijuesve të saj.
Përpiloi: Vesella Krësteva / në bazë të intervistës së Tanja Dimovës, BNR-“Hristo Botev”/Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: @intheheartofthemachine.movie
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë..