Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kolivoja si pjesë e riteve kishtare për nderimin e shenjtorëve

Foto: bogonosci.bg

Në traditën ortodokse, gruri ritual i zier, të cilin të krishterët përfshijnë si një element i detyrueshëm në dhëniet Ditën e Përshpirtjes quhet kolivo. Përveç ditës së përkujtimit të shpirtrave të të ndjerëve, kolivo përgatitet edhe kur në kishat shfaqet një ikonë çudibërëse për adhurim. Rregulli është të përgatitet ditën e shtune, kur përkujtohen të vdekurit, nëse dita nuk përkon me ndonjë festë të Zotit, kur nuk kujtohen të vdekurit.

Përgatitja e një kolivo të veçantë feste e ka origjinën në Malin e Shenjtë, ku gatimi dhe bekimi i grurit të zier kolivo është një praktikë relativisht e shpeshtë liturgjike. Gradualisht nga Mali i Shenjtë kjo praktikë u përhap edhe jashtë manastireve dhe vitet e fundit ajo gjithnjë e më shpesh haset në kishat ortodokse bullgare. 

“Këtë traditë të Malit të Shenjtë për lavdërimin e shenjtorëve dhe Nënës së Zotit e solla këtu katër vjet më parë – tregon Nevena Spasova, bashkëpunëtore kishtare pranë Mitropolisë së Sofjes. – Gjatë kësaj kohe u tregova njerëzve të tjerë se si bëhet kolivo – për lavdinë dhe gëzimin e njerëzve. Me të pas Liturgjisë së Shenjtë festa bëhet më e përkryer. Vet gruri është një mishërim i ringjalljes së Krishtit. Ashtu siç Krishti u ringjall, ashtu edhe kokrra që bie në tokë mbin për një jetë të re. Me ndihmën e grurit tregojmë Ringjalljen.”

Kolivo përgatitet vetëm për kujtim të Shën Hyjlindëses dhe etërit të shenjtë, ndërsa murgjit e Malit të Shenjtë, së bashku me kolivo për shenjtorin, përgatisin dhe një pjatë të vogël të veçantë me kolivo për udhëtarët. Sipas rregullës, gjatë ceremonisë së shenjtërimit të tij, përmenden igumenët e manastirit përkatës gjatë 10 viteve të fundit dhe murgjit nga tri dekadat e fundit. Kolivo tradicionale përgatitet nga gruri i zier dhe shtohet rrush të thatë, arra, bajame, lajthi të pjekura, susam, shegë, kanellë, karafil. Shtrihet në një tavë të veçantë dhe sipër mbulohet me sheqer, dhe më pas dekorohet. Sidoqoftë kur duhet të rikrijohet ndonjë shenjtor ose Nëna e Zotit – atëherë shfaqet mjeshtëria dhe talenti i vërtetë i atij që e bën:

“Në se vendosni për të pikturuar dhe për të bërë atë në variantin në të cilin unë i rikrijoj imazhet – atëherë pikturimi zgjat dy ose tre ditë. Vetë përgatitja për bërjen e kolivo është një proces i gjatë, sepse përgatiten ngjyrat e ndryshme, frutat, bluhen arrat, bëhen paraprakisht të gjitha zbukurimet. Pastaj vet dekorimi dhe krijimi i imazhit zgjat disa orë.”

Në manastiret ka një tipik të caktuar – pra rregulla kishtare, të cilët murgjit i ndjekin pa devijim. Imazhet e shenjtorëve i përngjajnë ikonat ortodokse. Për të respektuar kanunin në rikrijimin e tyre, gjatë epokës post-bizantine zografët krijuan një sistem të veçantë, që është diçka si një matricë. Me të përcaktohen vijat e skicës së ikonës mbi grurin e zier, dhe më pas me një furçë të vogël formohen detajet me ngjyrat e ndryshme – fytyra, flokët, rrobat. Kështu kolivo festive kthehet në një vepër të vërtetë arti.

“Nëse keni bekimin për të pikturuar - në manastire ju lejohet ta bëni atë nga bindja. Në Malin e Shenjtë mora bekimin e veçantë nga i ndjeri Gjysh Epifani. Ai ishte kuzhinieri kryesor dhe kujdesej për tryezat e të gjitha manastireve në Malin e Shenjtë. Është e vështirë, me të vërtetë, sepse jo të gjithë mund ta bëjnë këtë, por jam e sigurt që kur një njeri ka një dëshirë të madhe - Zoti jep.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Darina Grigorova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shën Dhimitri i Selanikut - mbrojtësi shpirtëror i qytetit Vidin

Më 26 tetor, Kisha jonë nderon kujtimin e Shën Dëshmorit të Madh Dhimitri të Selanikut, i konsideruar si një nga shenjtorët më të mëdhenj të Ortodoksisë. Në vendin tonë emri i tij lidhet edhe me rivendosjen e Mbretërisë së Dytë Bullgare në shekullin..

botuar më 24-10-26 6.55.PD
Prof. Nikollaj Ovçarov

Në nekropolin e Perperikonit, arkeologët zbuluan një varr të dytë të një "vampiri"

Gjatë gërmimeve të fundit arkeologjike në qytetin shkëmbor Perperikon, u zbulua varri i një të ndjeri, me rituale kundër vampirëve të kryera në trup, tha për BTA kreu i hulumtimeve, Prof. Nikollaj Ovçarov. Gjetja shfaqet mes pothuajse 250 varreve dhe..

botuar më 24-10-23 5.05.PD
Romain Gary (1914-1980)

Shkrimtar, diplomat dhe humanist - Romain Gary dhe jehona e qëndrimit të tij në Bullgarinë e pasluftës

Shkrimtar, hero i Luftës së Dytë Botërore, aviator, gazetar, regjisor dhe diplomat - personaliteti i Romain Gary (1914-1980) është shumështresor dhe enigmatik. Dhe Bullgaria zë një vend të veçantë në jetën dhe veprën e një prej autorëve francezë më të..

botuar më 24-10-21 2.05.MD