Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nis një fushatë informuese për vaksinimin kundër Covid

Foto: pixabay

1960 janë rastet e reja të koronavirusit në vend për 24 orët e fundit. 69.6 për qind e të sapoinfektuarve nuk janë të vaksinuar. 11.96 për qind e 16390 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg.

Të sëmurët aktivë u ulën me 2424 deri në 190 664 veta. Për trajtim në spitale u pranuan 292 të infektuar me koronavirus. 73.6 për qind prej tyre nuk janë të imunizuar kundër Covid. Numri i të shtruarve në spitale ul me 95 deri në 2016 veta. Në repartet e terapisë intensive janë 246 pacientë.

48 veta me Covid të konfirmuar vdiqën në 24 orët e fundit. 44 prej tyre nuk kishin vaksina kundër koronavirusit.

U shëruan 4336 të sëmurë.

Të hënën u dhanë 1569 vaksina.

Ministria e Shëndetësisë nisi një fushatë informuese për përfitimet e vaksinimit kundër Covid. Fushata “+ mua” u drejtohet personave mbi 60 vjeç, të sëmurëve kronikë, atyre që planifikojnë shtatzëninë, grave shtatzëna dhe nënave që ushqejnë foshnjat me gji.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën do të jetë me diell, pas drekës në disa rajone do të jetë me vranësira grumbulluese. Do të fryjë e dobët, në Bullgarinë Lindore erë mesatare nga lindja-verilindja. Temperaturat do të vazhdojnë të rriten dhe maksimumi do të lëvizë ndërmjet..

botuar më 24-07-05 7.05.MD

Hungaria i bëri thirrje BE-së të dërgojë roje kufitare në kufijtë e Bullgarisë dhe Greqisë

Zëvendësministri hungarez i punëve të brendshme, Bense Retvári, deklaroi se për Presidencën hungareze të Këshillit të BE-së, heqja e kufijve tokësorë të Shengen për Bullgarinë dhe Rumaninë është një çështje shumë e rëndësishme. Dëshirojmë që deri në..

botuar më 24-07-05 6.29.MD
Dimitër Gllavçev

Ne ofrojmë 80 milionë euro për Ukrainën, por do t'i japim nëse parlamenti e miraton

Në qëndrimin me të cilin Bullgaria shkon në samitin e NATO-së, thuhet se vendi ynë mund t'i japë Ukrainës 80 milionë euro. Këtë e bëri të ditur në margjinat e Kuvendit Popullor, kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev. Megjithatë, ai..

botuar më 24-07-05 3.37.MD