Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gjyshe Marta me një njohje botërore

Foto: arkiv

Viktorina e Radio Bullgarisë në auditorin tonë shumëgjuhësh nga e gjithë bota tregoi pa mëdyshje se të huajt i njohin mirë traditat pranverore të bullgarëve dhe veçanërisht personazhin e Gjyshes Marta.

Pyetjes se “Cila është Gjyshe Marta - një zanë e mirë, një shtrigë, një personazh mitik folklorik, një fallxhore ose një personazh përrallesh ", mbi 75% nga vizitorët online në sajtin e Radio Bullgarisë  u përgjigjën drejt e pikërisht se :

Gjyshe Marta është një personazh folklorik, i lidhur me traditën më të gjallë dhe më popullore bullgare.

Gjyshe Martës dhe ditës së parë të muajit mars bullgarëti kushtojnë një sërë zakonesh të bukura kushtuar pranverës që po vjen, për të cilat ju kemi treguar më shumë se një herë në rubrikën tonë folklorike.

Pe i kuq për forcë dhe shëndet, pe i bardhë –për jetë të gjatë

Festa është simbol i fillimit të ri dhe mban urime për shëndet dhe begati. Në këtë ditë, që nga kohërat e lashta bullgarët zbukurojnë veten e vet, fëmijët e vet, madje dhe kafshët e shtëpisë me martenica /verore/ (penj të bardhë e të kuqe të përziera e të thurura).

Të qëndisësh verore me qëndisje popullore nga veshjet popullore

Në të kaluarën gjatë gjithë muajit mars paraardhësit tanë kanë kryer rite të ndryshme për dëbimin e gjarpërinjve dhe hardhucave, si dhe hamendje të ndryshme lidhur me disa zogj shtegtarë.

Dhurojmë verore me urim për shëndet dhe paqe mes njerëzve

Tradita ti dhurojmë njëri-tjetrit verore është ruajtur dhe sot e kësaj dite. Ajo sjell gëzim, besim dhe shpresë për fëmijët dhe të rriturit.


Sipas gojëdhënave Gjyshe Marta është një plakë e zemëruar dhe tekanjoze. Ajo ështëe paraqitur  ose si motër, ose si grua e Seçkossë Madh ose e Seçkos së Vogël (në këtë mënyrë i kanë quajtur muajt janar dhe shkurt) dhe ajo gjithmonë ka qenë e pakënaqur prej tyre. Shkaqet janë disa, por më i shpeshti është sepse i kanë pirë verën.

Kush është Gjyshe Marta? Mund të lexoni më shumë hollësi në artikullin tonë Marsi – muaji i grave në traditën dhe në përditshmen nga koleksioni i Radio Bullgarisë.

Dhe sot e kësaj dite bullgarët janë të bindur  se marsi është muaji i gruas, sepse e ka temperamentin e saj të paqëndrueshëm. Po ju, a jeni dakord me këtë?

Na shkruani në e-mejlin e redaksisë albanian@bnr.bgdhe mos harroni të merrni pjesë në viktorinën tonë. Pyetja tjetër do të paraqitet shumë shpejt në faqet e Radio Bullgarisë.

Përpiloi: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv, BGNES


Më shumë nga rubrika

Paraqitja e zakoneve të lidhura me ditën e Shën Varvarës

Tre festa në fillim të dhjetorit shënojnë kalimin nga vjeshta në dimër

4 dhjetori është festa kishtare e Dëshmores së Madhe të Shenjtë Varvara , e festuar si nga Ortodoksia, ashtu edhe nga Katolicizmi. Varvara ishte një vajzë nga një familje fisnike, е cila vdiq për besimin e saj të krishterë në fillim të..

botuar më 22-12-05 9.21.PD
Foto: Muzeu Historik Rajonal i Sofjes

Në "dasëm" në Muzeun Historik Rajonal të Sofjes

Çfarë ndryshimesh pësuan traditat e dasmave bullgare pas çlirimit në vitin 1878? Si qyteti, si qendër tërheqëse për një lloj të ri jetese, ndryshon edhe dasmën? Çfarë solli socializmi në periudhën 1944-1989? Përgjigjet për këto dhe shumë pyetje të..

botuar më 22-11-17 7.15.PD

Grupe folklorike bullgare nga e gjithë bota takohen në Sofje

Formacione folklorike bullgare nga mbarë bota mblidhen në Sofje nga 11 deri më 13 nëntor 2022 në një takim seminar. Qëllimi është të vihet fillimi i një seri takimesh vjetore të udhëheqësve të formacioneve të ngjashme të bullgarëve jashtë shtetit. Këtë..

botuar më 22-10-30 12.05.MD