Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Viti i mirënjohjes” i mbajtëses së medaljes olimpike Madlen Radukanova

10
Foto: Facebook /Madlen Radukanova

Kur shkel majën më të lartë dhe duke zgjatur dorën ndjen se mbi ty sipër teje shtrihen vetëm qielli, dielli, yjet, është mirë që të ulësh sytë drejt rrugës plotë peripeci dhe dhimbje. Dhe në se je i sinqertë dhe i përulur, do të shikosh se shumë duar të padukshme të mbajtën në çdo përpjekje për të vazhduar përpara. Në se do të ndjesh të trullosur apo mirënjohës – vetëm zgjedhja për të mbetur njeri do të të mbrojë nga era e stuhishme që fryn në majë.

Përshëndetje të dashur miq,
Unë jam Madlen Radukanova. Në vitin 2021 u bëra kampione olimpike e gjimnastikës ritmike në Lojërat Olimpike në Tokio. Medalja është një njohje për një punë të rëndë shumëvjeçare, por shpërblimi i vërtetë erdhi nga ju, publiku. Në zemrën time mbaj një  mirënjohje të madhe ndaj të gjithë atyre, që më ndihmuan të ngjitem në majën sportive më të dëshiruar. 

Me këto fjalë kampionia  shpalli “Vitin e saj të mirënjohjes”, në të cilin të takohet me shumë fëmijë dhe të rinj dhe të paktën për një çast të kthehet në frymëzuese të tyre. Ajo premton që çdo muaj të jetë në ndonjë vend tjetër për të motivuar, përkrahur, këshilluar, inkurajuar, zgjuar ëndrrat.

Gjëja kryesore që u them është të jenë të mirë, të jenë mirënjohës, sepse në ditët e sotme këto dy virtyte janë jashtëzakonisht të rëndësishme – thotë Madlen, e cila tashmë frekuentoi qytetet Pleven, Ajtos, Pllovdiv, Smoljan. – Fëmijët kanë nevojë të takojnë idhujt e tyre, t’i prekin ata, ndërsa ne mund të ndajmë përvojën tonë dhe jo vetëm në sport. Në përgjithësi shembulli i mirë duhet t’u transmetohet fëmijëve.”

Madlen e di këtë më mirë. Kontakti me vajzat e arta të gjimnastikës ritmike bullgare, afërsia e idhujve Ilijana Raeva dhe Marija Petrova, shembulli i përditshëm i babait të saj – futbollistit Milen Radukanov, i japin forcë për t’i bërë ballë vështirësitë dhe për t’u ngjitur një ditë në majën olimpike.

Por kur ajo është në këmbët e ëndrrës së saj të realizuar, dhimbja fizike e godet me fuqinë shkatërruese për të fshirë të gjithë jetën e saj të ndërgjegjshme.

“Në Lojërat Olimpike nuk e dinim se çfarë ishte diagnoza e këmbës sime dhe menduam, se ishte një lloj inflamacioni – asgjë aq serioze – kujton Madlen. – Ndjeva një dhimbje mjaftë të fortë. Pas kombinimit të parë të finales, nuk e kisha idenë se si do të dilja për të dytin, por shtrëngova dhëmbët dhe e dija tani ose kurrë. E dija se ky ishte momenti, në të cilin duhej të përballoj dhimbjen dhe veten, në mënyrë që ekipi ynë të mundë të gjithë botën dhe të dëshmojë se ne jemi më të fortat dhe më të mirat.”

Dhe nëse lejoi ajo qoftë edhe për një çast që të mos dilte në tapetin olimpik? “Nuk kishte një opsion të tillë dhe pa një këmbë do të dilja”, është lakonike ajo.

Dita pas Olimpiadës vjen një ndjenje të vërtetë fundi.

Sigurisht që nuk sjell mallëngjim, sepse kjo fazë e jetës sime përfundoi në mënyrën më të mirë - thotë Madlen. - Dhe para Olimpiadës e kisha thënë që pas saj do t’i jap fund karrierës sime sportive. Pra, nuk ka asnjë gram trishtim për asgjë - i kam dhënë gjithçka këtij sporti dhe kam marrë shumë. Jam e lumtur që nuk stërvitem dhe nuk shkoj në palestër për momentin.”

Ndonëse jo si gjimnaste, vajzat e ansamblit mbeten të lidhura. Një nga idetë e tyre është të bëjnë klasa të mjeshtërisë së bashku. E para do të jetë në Francë, e pse jo një ditë edhe në vendin tonë, vëren Madlen. Vet ajo para pak kohe mori provën për arbitre e gjimnastikës ritmike. Ka ndërmend një ditë të provojë si trajnere. Por tani për tani gëzon lirinë, adrenalinën e medaljes olimpike dhe takimet me fëmijët.

“Të gjithë së bashku ndoshta nuk do të vazhdojmë në gjimnastikën ritmike, pasi disa prej nesh kanë synime dhe ëndrra të tjera – sqaron për shoqet e tjera të ekipit Madlen. – Megjithatë ne përpiqemi të qëndrojmë së bashku, sepse mendojmë se në këtë mënyrë jemi shumë më të fortë. Kështu që ne do të bëjmë gjëra që na lidhin dhe sigurisht do të vazhdojmë ne të pestë.”

Ndërkohë, ata përjetojnë tragjedinë në Ukrainë dhe, në korrespondencën personale në internet, frymëzojnë gjimnastet ukrainase të shpërndarë në mbarë vendin me familjet e tyre. Vajzat nga ansambli ynë i diamantit nuk e përjashtojnë mundësinë që të dërgojnë një mesazh paqeje sipas shembullit të shumë yjeve botërore.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Facebook /Madlen Radukanova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Radina Veliçkova

Paraqitje e mirë e sportistëve bullgarë në Kampionatin Evropian të Atletikës së Lehtë nën 18 vjeç në Banska Bistrica të Sllovakisë

Radina Veliçkova fitoi medaljen e artë në 100 metra për vajza në Kampionatin Evropian të Atletikës së Lehtë nën 18 vjeç në Banska Bistrica të Sllovakisë. 16-vjeçarja Veliçkova përfundoi për 11.46 sekonda. Kështu ajo vendosi një rekord kombëtar bullgar..

botuar më 24-07-22 10.14.PD

Një konkurs ndërkombëtar i dronëve po zhvillohet në Varna

FAI 2024 po mbahet me mbështetjen e Bashkisë së Varnës në datat 20 dhe 21 korrik në zonën pranë fushave të lojës të parkut l pranë Asparuhovës. Ndër pjesëmarrësit janë pilotë drone nga Bullgaria, Rumania, Serbia, Turqia, Letonia, Polonia, Italia,..

botuar më 24-07-21 7.30.PD

11 atletë е përfaqësojnë Bullgarinë në Lisbonë, në Lojërat Evropiane të Personave me Transplantime

Më 21 korrik hapet në Lisbonë Kampionati Evropian për Persona të Transplantuar dhe Dializuar. Deri më 28 korrik, përfaqësues nga 28 vende do të festojnë fitoren e jetës mbi vdekjen, sepse një "po" mund të shpëtojë deri në tetë jetë njerëzish...

botuar më 24-07-19 6.15.PD