Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

61 000 janë refugjatët ukrainas në Bullgari

Foto: BGNES

Qeveria po zhvillon një plan veprimi nëse 200 000 qytetarë ukrainas hyjnë në Bullgari, tha për BNR Mariana Tosheva, kryetarja e re e Agjencisë për Refugjatët. Sipas Komisariatit të Lartë të OKB-së për Refugjatët, pritet një valë e dytë refugjatësh. Që nga fillimi i luftës, më shumë se 133 500 ukrainas hyrën në vendin tonë dhe më pak se gjysma e tyre mbetën. Aktualisht në territorin tonë ka 61 196 shtetas ukrainas, sipas të dhënave të Portalit të Unifikuar “Bullgaria për Ukrainën”. Prej tyre, 27 325 tashmë kanë regjistrim për mbrojtje të përkohshme. Çdo ditë që kalon numri i vendeve të ofruara për punë rritet, tha Mariana Tosheva.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

PP-DB e ktheu mandatin e dytë menjëherë pas dorëzimit të tij

Presidenti Rumen Radev ia dorëzoi mandatin e dytë eksplorues për formimin e qeverisë grupit të dytë më të madh parlamentar në Legjislaturën e 50-të  të Kuvendit Popullor - "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike". Në dorëzimin e mandatit..

botuar më 24-07-22 12.32.MD

Qeveria e përkohshme nënshkroi një kontratë për të eksploruar një korridor energjitik Lindje-Perëndim

Në Këshillin e Ministrave u nënshkrua kontrata mes Agjencisë Amerikane të Tregtisë dhe Zhvillimit dhe Operatorit të Sistemit Elektroenergjetik për studimin e fizibilitetit për ndërtimin e korridorit energjetik Lindje-Perëndim. Financimi në përmasë 1.2..

botuar më 24-07-22 11.37.PD

Situata në Stranxha vazhdon të jetë dinamike

Shuarja e zjarrit në zonën e komunës kufitare Boljarovo vazhdon për të shtatën ditë. Nuk ka asnjë rrezik për zonat e populluara, por shpërthimet mbeten aktive midis fshatrave Voden dhe Goljam Dervent. "Për momentin ka tri shpërthime midis fshatrave..

botuar më 24-07-22 9.44.PD