Nga 1 prilli, shumica e masave kundër epidemisë në Bullgari hiqen, të tjerat mbeten të dëshirueshme.Pas diskutimeve të gjata në nivele të ndryshme ekspertësh, vendimi i Këshillit të Ministrave anulon situatën e jashtëzakonshme të pandemisë në vend. Çfarë do të thotë kjo?
Me eliminimin e situatës emergjente epidemike, ndërpritet edhe kërkesa për mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse për një person në vende publike, respektimi i distancës fizike, si dhe kufizimet në numrin e njerëzve që mund të vizitojnë njëkohësisht objektet e mbyllura. Hiqen dhe kufizimet për trajnimin personal, ndalimi i vizitave në spitale dhe në institucionet sociale. Nga po kjo datë ndalojnë punë Covid-zonat. Por, mbetet kërkesa për paraqitjen e një certifikate digjitale të BE-së për vaksinim, kalimin e sëmundjes, ose testim PCR negativ ose antigjen në pikat e kalimit kufitar.
Sipas të dhënave të studimit sociologjik të Gallup International, të zhvilluar gjatë muajit mars të këtij viti, afro 70% nga bullgarët janë për aplikimin e masave më të lehta, kurse vetëm 20% janë për ruajtjen e kufizimeve. Sa u përket specialistëve shëndetësor, ata janë më tepër skeptik sa i përket rënies së kufizimeve. “Të themi se pandemia ka përfunduar, do të ishte pak e përshpejtuar” nënvizoi krye epidemiologu i Bullgarisë docenti Angel Kunçev, në një brifing në Ministrinë e Shëndetësisë. Në të njëjtën kohë ai pohoi se Bullgaria, së bashku me Rumaninë, Hungarinë dhe Poloninë, deri në këtë moment kanë ruajtur mjaftë gjatë vlera më të ulëta të sëmundshmërisë në Bashkimin Evropian. Por, Kunçev paralajmëroi se ndërprerja e situatës së jashtëzakonshme epidemike nuk do të thotë fund i pandemisë. Sipas fjalëve të tij, një vendim i ngjashëm mund të marrët vetëm në nivelin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, e cila duhet që ta shpallë këtë fund. Pavarësisht nga tendenca pozitive në vendin tonë, njerëzit duhet të vazhdojnë të respektojnë disa kufizime të caktuara, nënvizoi docenti Kunçev përpara Televizionit Kombëtar Bullgar.
“Me rëndësi është që ta bëjmë në mënyrë mjaft inteligjente dhe pa rrezik, që të mos të nevojitet të kthehen një pjesë e masave. Në Evropë situata nuk është shumë optimiste dhe ka vende, të cilat janë me një sëmundshmëri 11 herë më të madhe se ne, si për shembull Austria. Prandaj, duhet të ecim më vëmendje drejt lehtësimit të masave. Të imunizuarit janë pak mbi 2 milionë, kurse ata që e kanë kaluar sëmundjen janë një milion e gjysmë. Vini edhe gjysmë milionë sëmundshmëri të fshehtë dhe bëhen 4. Gjithsesi ne jemi 6,5-7 milionë. Vazhdimisht duhet të jemi të vëmendshëm dhe të dimë se gjatë çdo një vale të re, mbetemi pjesa e rrezikuar e Evropës dhe kjo do të mbetet edhe në të ardhmen. Prandaj dhe nuk heqim dorë nga fushata e vaksinimit.”
Të njëjtin mendim shprehu dhe Ministrja e Shëndetësisë profesoresha Asena Serbezova, e cila vuri në dukje se ndjekja e dinamikës së proceseve do të vazhdojë:
“Tani për tani Covid-19 është këtu. Nuk është një problem i tillë për sistemin shëndetësor siç ishte në fillim, por duhet ta shërojmë në mënyrë adekuate. Duhet të lehtësojmë një pjesë nga masat anti-epidemike, por në të njëjtën kohë është e domosdoshme të ruajmë një sjellje përgjegjëse. Respektimi i kufizimeve është në emër të jetës. Nuk është një heqje të të drejtave dhe lirive, nuk është një poshtërim publik. Jini të shëndetshëm, por gjithashtu kujdesuni për shëndetin dhe jetën e të tjerëve përmes sjelljes suaj të përgjegjshme.”
Sa u përket ndryshimeve në Ligjin për shëndetin, të cilat po diskutohen në këtë moment në Kuvendin Popullor - ato japin mundësi të aplikohen masa të reja në një nivel kombëtar nga Ministri i Shëndetësisë dhe në nivel rajonal - nga drejtorët e Inspektimeve Shëndetësore Rajonale. Nuk do të mund të vendoset ndalimi i lëvizjes në vend dhe ndalimi i funksionimit të objekteve publike. Sa i përket vaksinimit mbetet në fuqi fushata e informacionit “+Unë” e Ministrisë së Shëndetësisë .
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNESAmbasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..
Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...
Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..