Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Përsëri shqetësime në industrinë tonë të turizmit – situata është e paparashikueshme

Foto: BGNES

Pasi filloi të rimëkëmbet ngadalë dhe me ndrojtje nga pandemia e koronavirusit, turizmi bullgar tashmë po përballet me një situatë edhe më kritike - luftën.Vendi ynë ndan një kufi të Detit të Zi me Ukrainën dhe kjo do të ndikojë mbi imazhin e saj turistik, janë të njëzëshëm vëzhguesit.

Prognozat për një ulje serioze të rezervimeve dhe për një stinë dramatike verore nuk ndahet nga të gjithë. Deri në këtë moment mbërrijnë sinjale të ndryshme nga industria. Disa njoftojnë për një vonim dhe madje dhe për një anulim të regjistrimeve, kurse disa të tjerë pohojnë se tek ata nuk ka ndryshim. Pasi  në ditët e para të pushtimit, ministri i resorit Hristo Prodanov deklaroi se turizmi dhe lufta janë nocione të papajtueshme, një muaj më vonë ai e quajti veten një “optimist të matur” për Verën 2022. Shpresat përsëri i janë drejtuar turistit bullgar, i cili është i thirrur të shpëtojë stinën verore, ashtu siç ndodhi gjatë kohës së korona krizës. Mbështetemi po kështu edhe tek mysafirët nga vendet fqinje të Ballkanit, por edhe tek vizitorët nga Evropa Perëndimore, të cilët ende nuk kanë refuzuar të udhëtojnë deri në Bullgari.


Penço Petkov, pronar i një restoranti gurme në fshatin bregdetar Bëllgarevo, beson se deri në 2-3 muaj ai dhe kolegët e tij do të ndjejnë seriozisht ndikimin financiar të pushtimit të Ukrainës.

“Kjo patjetër do të reflektojë mbi biznesin turistik gjatë këtij sezoni. Ne punojmë me operatorë të ndryshëm turistikë. Disa prej tyre thonë se është O.K. dhe se gjatë verës do të ketë mjaft turistë, por disa të tjerë nuk flasin dhe nuk dinë. Sepse tek ata ka një zbaticë të klientëve dhe rezervime të ngrira. Meqenëse jemi në bregdetin verior të Detit të Zi dhe jemi afër Rumanisë, po dëgjoj nga kolegët, se të gjitha vendet janë të rezervuara nga rumunët. Vjet tek ne kishte restorante, të cilat për shkak të korona krizës vendosën se nuk do të hapin gjatë verës. Dhe menjëherë, në mesin e muajit korrik, doli se ka mysafirë të shumtë dhe ata çuditeshin sesi me ngut të emërojnë personel. Kështu që situata është e paparashikueshme!”

Përpara krizës me Covid-19 Rusia ishte një treg me prioritet për turizmin vendas. Por, fluturimet e çarterit të cilët siguronin një fluks të përhershëm të grupeve të organizuara ruse, tanimë për vit të tretë me radhë janë ndërprerë për shkak të pandemisë.

Kështu që në këtë moment humbja e tregut rus nuk do të ndikojë rrënjësisht mbi industrinë. Qyteti Burgas dhe ishulli i afërt “Shën Anastasia” janë mes vendeve më të vizituara nëpër bregdetin tonë jugor. Menaxheri i ishullit Pavlin Dimitrov pohon se turistët nga Rusia janë pakësuar në mënyrë të konsiderueshme në qytet. “Ata u ridrejtuan drejt Turqisë fqinje dhe ne tanimë nuk mund të mbështetemi tek ata”, thotë ai dhe shton se shpreson që edhe gjatë kësaj vere në vendpushimet tona të kthehen çekët, sllovakët si dhe përfaqësues të tjerë nga “blloku lindor i Bashkimit Evropian “. Dhe akoma:

„Shën Anastasia“

“Posaçërisht për Burgasin, ne  mbështeteshim shumë në anijet-krociere turistike të Detit të Zi.Dhe këto programe filluan të rikuperohen pak nga pak pas kulmit të Covid-19. Por, gjatë situatës së krijuar, mendoj se do të humbasim mysafirët më të pasur, të cilët vinin në qytet në bazë të vijës së turizmit të lundrimit dhe të jahteve. Tani, gjatë viteve të afërta mund të harrojmë fare për turizmin e lundrimit! Por, mendojmë se turisti bullgar deri diku do të kompensojë zbaticën dhe nuk do të arrihet deri në situata kritike”-shprehu shpresë Pavlin Dimitrov.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për tre ditë Sofja do të jetë kryeqyteti i verërave në Ballkan

Nga data 27 deri më 29 qershor, Sofja do të jetë kryeqyteti ballkanik i verërave. Edicioni i 13-të i Festivalit Ballkanik të Verës do të mirëpresë mysafirët në qytezën speciale të verërave përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK). Vizitorët do..

botuar më 24-06-26 4.54.MD

Mbi gryka, fusha dhe lumenj - ku janë platformat më të bukura panoramike në Bullgari?

A mund ta njihni Bullgarinë nga pamja e shpendëve, pa ndihmën e një droni apo avioni? Përgjigja është po, për këtë janë platformat panoramike. Ato janë ndërtuar lart në qiell dhe zbulojnë pamje mahnitëse të grykave, majave të mbuluara me..

botuar më 24-06-23 8.15.PD

Një festë e livandës na zhyt në bukurinë qetësuese të fshatit Sredno Gradishte

Edicioni i dhjetë i Festivalit Kombëtar të Lavandës zhvillohet më 14 dhe 15 qershor në fshatin Çirpan të Sredno Gradishtes. Janë disa nga plantacionet më të vjetra të livandës në vend, të cilat kanë ekzistuar për më shumë se 80 vjet. Koncepti i festës..

botuar më 24-06-15 11.30.PD