Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kthim i ngadalshëm në normalitet pas pandemisë

Foto: BGNES

Pas heqjes së gjendjes së jashtëzakonshme epidemike, shumë kompani planifikojnë të ruajnë mënyrën hibride të punës. Pavarësisht heqjes së detyrimit për punëdhënësit për punë në distancë të të paktën 50% prej punonjësve, vendimi përfundimtar është i punëdhënësve. Shumica e bizneseve preferojnë të mbajnë formën hibride, pra punë edhe në zyrë, edhe në shtëpi. Pandemia imponoi praktikën e punës në distancë dhe është koha që kjo formë e re të rregullohet, bëjnë thirrje punëdhënësit.

Me përfundimin e gjendjes së jashtëzakonshme epidemike, fëmijët në Sofje duhet të kthehen në çerdhe ose kopshte brenda 10 ditëve. Nëse kjo nuk ndodh, fëmijët do të humbasin vendin e tyre në kopsht, bëri të ditur Drejtoria “Arsimi” e Bashkisë së Sofjes.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Punëtori e Pashkëve për vezë të lyera në Pazarxhik

"Punëtoria tradicionale e Pashkëve" - një demonstrim i pikturimit të vezëve, do të mbahet nga 23 deri më 26 prill në Ekspozitën Etnografike të Muzeut Historik Rajonal – Pazarxhik. Specialistët e departamentit etnografik të muzeut do të tregojnë..

botuar më 24-04-23 6.05.PD

Parashikimi i motit për 23 prilln 2024

Të martën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 6 dhe 11°, në Sofje 7°. Gjatë ditës do të mbajë mot me re dhe reshje shiu. Në Bullgarinë Perëndimore sasitë do të jenë të konsiderueshme. Reshjet e shiut do të ndalen në mbrëmje...

botuar më 24-04-22 7.40.MD

Po hapim seksione në 60 vende për zgjedhjet "2 në 1"

Për zgjedhjet bullgare dhepër ato parlamentare evropiane, të cilat do të mbahen më 9 qershor, deri në këtë fazë është planifikuar hapja e seksioneve në 60 vende, njoftoi gazetarja e BNR, Mira Stefanova. KQZ ka shpallur vendvotimet në përfaqësitë..

botuar më 24-04-22 3.27.MD