Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pas diskutimeve të gjata, koalicioni qeverisës nuk doli me një vendim për ndihmën ushtarake për Ukrainën

Foto: EPA/BGNES

Bisedimet mes përfaqësuesve të katër partive në koalicionin qeverisës, të cilat zgjatën gati tri orë, nuk u bënë publike. Ende nuk ka një vendim zyrtar për dërgimin e ndihmës ushtarake në Ukrainë. Më herët, bashkëkryetari i “Bullgarisë Demokratike” tha para BNR-së se vendimi për t’i dhënë ndihmë ushtarake Ukrainës do të mblidhte shumicën e nevojshme parlamentare.

Bisedimet u zhvilluan në sfondin e pamjeve të tmerrshme të civilëve të ekzekutuar në qytetin Buça, rajoni i Kievit, për të cilat pala ukrainase fajësoi Rusinë. Me këtë rast, Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski ftoi ish-Kancelaren gjermane Angella Merkell dhe ish-Presidentin francez Nicolas Sarkozy të vijnë në Buça dhe të shohin vetë pretendimet e Kievit se viktimat civile janë rezultat i pushtimit rus. Autoritetet ukrainase lejuan ekipet e një sërë mediash të huaja të vizitojnë qytetin. Gazetarët raportuan 20 trupa në një rrugë në qytetin e shkatërruar dhe autoritetet ukrainase thonë se gjetën më shumë se 300 njerëz në një varr masiv pranë një kishe. Këshilli i Sigurimit i OKB-së pritet të shqyrtojë atë që ndodhi në Buça në një takim të martën.

Në të njëjtën kohë, Moska i përshkroi pamjet si një provokim dhe bëri thirrje për një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për këtë rast. Dmitrij Poljanski, zëvendës-përfaqësuesi i parë i misionit rus pranë OKB-së, tha se Këshilli i Sigurimit duhet të shohë të gjithë të vërtetën për “këtë provokim ukrainas, të organizuar posaçërisht para mediave perëndimore”.

Mëngjesin e sotëm, mediat ukrainase raportuan për një sulm me raketa ruse në Odesa ndaj një rafinerie jofunksionale të naftës. Një zjarr shpërtheu, por askush nuk u lëndua nga raketa, një pjesë e së cilës u kap nga mbrojtja ajrore ukrainase.

Sipas administratës rajonale, trupat ruse kanë filluar të tërhiqen nga rajoni Sumks në Ukrainën lindore.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 14 majin

Të martën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 10°, në Sofje 7°. Vranësirat do të jenë të ndjeshme gjatë ditës, pas mesditës do të ketë reshje të shkurtra mbi Bullgarinë Perëndimore, intensive në zonat malore...

botuar më 24-05-13 7.35.MD
Atanas Zaprjanov

Avionët F-16 Block 70 do të mirëmbahen plotësisht në Bullgari

Riarmatosja e Forcave Ajrore Bullgare me avionë F-16 Block 70 do të kontribuojë në shfrytëzimin e teknologjive të reja në fabrikën shtetërore të riparimit të avionëve "Avionams" për mirëmbajtjen e avionëve, tërësisht në territorin bullgar. Ky avion..

botuar më 24-05-13 5.30.MD

SHBA mund të na ndihmojë me studimin e një korridori energjetik Lindje-Perëndim

Operatori Bullgar i Sistemit të Energjisë Elektrike dhe Agjencia e Tregtisë dhe Zhvillimit të Shteteve të Bashkuara mund të bashkëpunojnë në zbatimin e aktiviteteve të kërkimit për një korridor energjetik "Lindje-Perëndim" që do të lidhë operatorët e..

botuar më 24-05-13 2.24.MD