U arrit një marrëveshje që Maqedonia e Veriut të importojë grurë nga Bullgaria, njoftoi në Facebook Ministri maqedonas i Bujqësisë Ljupço Nikollovski. Me kolegun tim, Ministrin bullgar të Bujqësisë Ivan Ivanov, ramë dakord që nga Bullgaria të furnizohen sasi shtesë të grurit. Në këtë mënyrë po krijojmë një fqinjësi të vërtetë të mirë me fqinjët tanë dhe të bashkuar do ta kalojmë më lehtë krizën aktuale”, shkruan Nikollovski.
Dy ministrat ranë dakord në Berlin gjatë një sesioni për politikën bujqësore në formatin e “Procesit të Berlinit” për Ballkanin Perëndimor. Në kushtet e një krize të pritshme të grurit për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë, në mars Maqedonia e Veriut pranoi të importojë grurë edhe nga Serbia, thekson BTA.
Lideri i "DPS - Fillimi i Ri" Deljan Peevski u shpreh se është gati për postin e kryeministrit. “Kur të jemi partia e parë do të formoj qeverinë”, deklaroi ai në margjinat e Kuvendit Popullor. “Nëse bullgarët i japin përgjegjësi “DPS – Fillimi i..
Kryetari i GERB-it Bojko Borisov deklaroi edhe një herë se formula fituese për formimin e një qeverie të rregullt është që ajo të mbështetet nga GERB-SDS, "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike", "BSP - E majta e bashkuar" dhe "Ka..
Përfaqësuesit e popullit bullgar u mblodhën sot për të shtatën herë në përpjekje për të zgjedhur një kryetar të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, pasi gjashtë të parët nuk ishin me rezultat. Kështu vijon seanca e parë e parlamentit të ri, e..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..