“Ne mezi dolëm nga pandemia, kurse tani jemi të drejtuar përpara krizës më komplekse gjeopolitike, ekonomike dhe financiare, të cilën e njeh bota pas Luftës së Dytë Botërore”- vuri në dukje makro ekonomisti – Profesor Dimitër Ivanov në një intervistë për BTv.
Sipas tij, inflacioni është gjë krejtësisht e natyrshme në kohëra të ngjashme, por ai nuk është tërësisht për shkak të luftës
“Inflacioni tek ne filloi të rritet akoma përpara saj, gjatë viteve 2020-21, kurse furnizimet e bllokuara, vonimi i materialeve dhe probleme me mangësinë e lëndëve, kishte akoma atëherë”- tha Ivanov.
Megjithatë, deri kur do të vazhdojë rritja dhe a janë reale pritjet për normalizimin e çmimeve në tregun e mallrave dhe të shërbimeve në Bullgari?
Në një intervistë për BNR-Plovdiv ekonomisti Krasen Stançev ishte kategorik se do të jetë e vështirë të kontrollohen proceset e inflacionit brenda vitit aktual:
“Është shumë e mundur që deri në fund të vitit inflacioni të bëhet dyshifror, gjë e cila mbase do të dyfishojë çmimet e disa mallrave. Mot mbase gjërat do të qetësohen dhe nuk do të ketë një inflacion të ngjashëm, nëse nuk ndikojnë faktorë të tjerë si vazhdim i luftës, kalimi e saj në një luftë partizane ose diçka tjetër.”
Gjatë disa vjetëve të tjera të ardhshme do të duhet të mësohemi dhe të fillojmë të jetojmë me çmimet më të larta, meqenëse ato janë të kushtëzuara prej një sërë faktorëve në ekonominë botërore, pohon financieri Docent Viktor Jocov në një intervistë për programin “Horizont” të Radios Kombëtare Bullgare.
“Energjia është një faktor shumë serioz në tensionet e inflacionit, por ai nuk vjen vetëm nga kjo. Tanimë më shumë se 10 vjet ne gjendemi në kushtet e normave të interesit afër zeros, të një rritjeje të madhe të ofertës monetare dhe të rezervave monetare në banka dhe të një rritje të madhe të borxhit publik. Që të gjithë këta faktorë çojnë deri në këtë inflacion, i cili deri në një farë mënyre është i vonuar, sepse frika se likuiditeti i akumuluar dhe këto borxhe të mëdha që u pranuan - në fund të fundit tani vijnë në formën e inflacionit. Pikërisht prandaj unë mendoj se, kontrolli i çmimeve të energjisë nuk do të mjaftojë për të ndaluar inflacionin”.
Një bindje se, rritja e çmimeve do të vazhdojë, shpreh dhe politologu Aleksandër Dimitrov.
“Ne nuk jemi një eksportues neto i burimeve të energjisë, kështu që sipas meje do të vazhdojë të rritet vlera e tyre. Dhe me vazhdimin e situatës ndërkombëtare të tillë siç është, duke pasur parasysh sasinë shteruese të karburanteve, që është në Bullgari, gjatë periudhës së verës mund të kemi çmime krejtësisht të tjera, nëse tendencat vazhdojnë.”
Një efekt i mundshëm mbi inflacionin, mund të jetë këmbimi në politikën e bankave qendrore - mendon ekonomisti Stojan Pançev. Por, sa i dobishëm do të jetë një veprim i tillë? “Paratë e reja të krijuara derdhen në ekonomi përmes programeve të ndryshme fiskale dhe tashmë brenda në sistem shkaktojnë kërcim të menjëhershëm në kërkim - ve në dukje ai në një koment përpara economic.bg. Ndërprerja e programeve për blerjen e aktiveve dhe rritja e normës së interesit mund të çojë në probleme me mospagimin e kredive, falimentimin, papunësinë ose recesionin”- paralajmëron ekonomisti.
Pançev drejtoi këshillë ndaj qeverisë bullgare të shtyjë hyrjen e vendit në eurozonë për periudhën pas viteve të krizës, në të cilat jetojmë tani.
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES, BNR, arkiv
Ekonomia bullgare u rrit me 2,2% në tremujorin e tretë të vitit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, sipas vlerësimit ekspres të Institutit Kombëtar të Statistikave. Konsumi final shënoi rritje prej 4.6%, importet e mallrave dhe shërbimeve u..
Konfederata e Punës “PODKREPA” kritikoi ashpër projekt-amendamentet në Kodin e Punës të përgatitur nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, sipas të cilave rritja e pagës minimale lidhet vetëm me inflacionin. Në një deklaratë të përhapur, sindikata..
Prioritetet kryesore të biznesit – anëtarësimi në Eurozonë dhe Shengen me bazë tokësore, mbeten në plan të dytë. Ata janë motorët që mund t'i japin një shtysë ekonomisë dhe mungesa e një qeverie të rregullt i pengon ato të arrihen, tha për BNR..