683 janë rastet e reja të Covid në vend për 24 orët e fundit. 69 për qind nga të sapo infektuarit nuk kanë vaksina kundër koronavirusit. 6.9 për qind nga 9917 testet e kryera janë pozitive, tregon portali coronavirus.bg.
Numri i rasteve të regjistruara aktive ulet me 1755 deri në 169 884 veta. Në spitale u pranuan 139 të infektuar me koronavirus. 84.2 prej tyre nuk janë të imunizuar kundër koronavirusit.
Numri i pacientëve të shtrirë në spitale bie deri në 1350. Në repartet intensive trajtohen 156 të infektuar.
Në 24 orët e fundit vdiqën 17 me Covid të konfirmuar. 14 prej tyre nuk kishin vaksina kundër koronavirusit. U shëruan 2421 veta.
Ditën e enjte u dhanë 1557 vaksina kundër koronavirusit. 1249 prej tyre ishin doza e parë. Me vaksinim të përfunduar janë 2 051 896 njerëz.
Nisma “Drejtësia për të gjithë” organizon mbrëmjen e sotme një protestë me fenerë para gjykatës në Sofje kundër procedurave për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm dhe Kryetarit të Gjykatës së Lartë Administrative, të zhvilluar nga Këshilli i Lartë..
Të mërkurën temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga minus 0 deri në 5°, ndërsa në Sofje 0°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell, pas mesditës me rritje të përkohshme të vranësirave. Do të fryjë erë mesatare nga..
Kryeministri hungarez Viktor Orbán do të vizitojë Bullgarinë këtë të premte, më 20 dhjetor, njoftoi BGNES, si dhe një sërë mediash të tjera bullgare. Informacioni ende nuk është konfirmuar nga autoritetet bullgare. Mysafiri hungarez pritet të ketë..
Kryeministri hungarez Viktor Orbán do të vizitojë Bullgarinë këtë të premte, më 20 dhjetor, njoftoi BGNES, si dhe një sërë mediash të tjera bullgare...
Negociatat për formimin e një qeverie mes mandatarit të ardhshëm GERB-SDS dhe fraksioneve parlamentare po vazhdojnë. Ata u ulën sot në tryezën e bisedimeve..
Ministri në detyrë i mjedisit dhe i ujërave Petër Dimitrov mbajti një video-konferencë telefonike me kolegët e tij nga Rumania dhe Ukraina, Mirça Fiçet..