321 janë rastet e reja të koronavirusit në vend në 24 orët e fundit dhe i kalojnë me mbi 100 të shëruarit. Numri i të infektuarve 321 është absolutisht i njëjtë me një ditë më parë. 2/3 e të sapo infektuarve nuk kanë vaksina. 6.4 për qind e 4143 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg.
Numri i pacientëve të regjistruar aktiv u rrit me 33 në 169 657. Në spital u shtruan 25 të infektuar. 19 prej tyre nuk ishin të imunizuar. Numri i pacientëve të shtruar ka rënë me 14 në 1252. Në terapi intensive janë 136 persona të infektruara.
Të dielën 8 persona me Covid të konfirmuar vdiqën. Asnjëri prej tyre nuk ishte i imunizuar. U shëruan 224. U bënë 121 vaksina.
Nisma “Drejtësia për të gjithë” organizon mbrëmjen e sotme një protestë me fenerë para gjykatës në Sofje kundër procedurave për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm dhe Kryetarit të Gjykatës së Lartë Administrative, të zhvilluar nga Këshilli i Lartë..
Të mërkurën temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga minus 0 deri në 5°, ndërsa në Sofje 0°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell, pas mesditës me rritje të përkohshme të vranësirave. Do të fryjë erë mesatare nga..
Kryeministri hungarez Viktor Orbán do të vizitojë Bullgarinë këtë të premte, më 20 dhjetor, njoftoi BGNES, si dhe një sërë mediash të tjera bullgare. Informacioni ende nuk është konfirmuar nga autoritetet bullgare. Mysafiri hungarez pritet të ketë..
Kryeministri hungarez Viktor Orbán do të vizitojë Bullgarinë këtë të premte, më 20 dhjetor, njoftoi BGNES, si dhe një sërë mediash të tjera bullgare...
Negociatat për formimin e një qeverie mes mandatarit të ardhshëm GERB-SDS dhe fraksioneve parlamentare po vazhdojnë. Ata u ulën sot në tryezën e bisedimeve..
Ministri në detyrë i mjedisit dhe i ujërave Petër Dimitrov mbajti një video-konferencë telefonike me kolegët e tij nga Rumania dhe Ukraina, Mirça Fiçet..