Bullgaria është një nga shtetet e Kontinentit të Vjetër me popullatën më të madhe të arinjve të murrmë (Ursus arctos). Këta arinj janë një specie e mbrojtur në Bullgari dhe janë të ndaluar për gjueti. Në sajë të kësaj numri i tyre u rrit vitet e fundit dhe ato kafshë të egra u kthyen në një atraksion turistik. Turistit bullgar nuk i bën shumë përshtypje ky grabitqar, i perceptuar në vendin tonë më tepër si një dëmtues, i cili ndonjëherë zbret në vendbanime në kërkim të ushqimit dhe keqbërje të njerëzve. Nga ana tjetër adhuruesit e huaj të natyrës janë gati të udhëtojnë mijëra kilometra dhe të kalojnë orë të tëra me frymë të mbajtur në pyll, për të shikuar nga larg dhe për të fotografuar ndonjë ari.
Në pyjet në afërsi të qytetit Devin në malin Rodopa u numëruan nja 70 individë, thotë Vlladimir Pejkov nga Shoqata e Gjuetisë dhe Peshkimit “Devin”, e cila prej vitesh organizon grupe e adhuruesve të huaj për të fotografuar arinjtë. Për këtë qëllim nga shoqata ndërtuan katër strehore për vëzhgim të kafshëve të egra në rajonin e qytetit dhe në afërsi të fshatit piktoresk Jagodina. “Ariu është një kafshë nate. Sado i madh dhe i kërcënueshëm që të duket, ai ka frikë nga njerëzit. Prandaj del në errësirë. Për këtë arsye vëzhgimet janë në orët e mbrëmjes. Për këtë qëllim largohemi nga Devin ose Jagodina në orët e vona të pasdites” – thotë Pejkov.
„Deri atymund të arrihet me një xhip 4x4 për rreth 20-30 minuta. Pastaj ka një ecje më këmbë rreth 10 minuta deri në strehë. Hyjmë në të dhe pritja fillon. Zakonisht deri në orën 10 të mbrëmjes arinjtë dalin dhe arrijnë rreth 40 metra larg nesh, të joshur nga ushqimi që lëmë - grurë, drithëra ose kokrra misri etj. Vetë strehoret janë të papërshkueshme nga zëri, të tipit llogore, të gërmuara në tokë. Ato janë të pajisura me një tualet kimik brenda, sepse njerëzit duhet të qëndrojnë ende për një kohë të gjatë dhe dalja jashtë mund të prishë të gjithë përpjekjen.”
Britanikët, francezët dhe belgët janë ndër gjuetarët më të zjarrtë të fotografive të arinjve në Bullgari. “Çmimi i një turi të tillë është 150 leva për 4 persona – kaq njerëz mund të ngjiten në xhipet me të cilët i transportojmë në strehimore” – shpjegon Pejkov. Pranvera, kur individët e rritur enden në zona më të mëdha në kërkim të një partneri riprodhues, është sezoni më i mirë për të vëzhguar arinjtë.
Pejkov dhe kolegët e tij organizojnë gjueti fotografike edhe për kafshë të tjera:
“Atraksione të tjera përfshijnë vëzhgimin e shpendëve, të tilla si gjeli i egër (Tetrao urogallus). Pula e egër (Tetrastes bonasia) është gjithashtu një specie kaq e rrallë, interesante për t’u vëzhguar. E kam fjalën për amatorë të huaj që nuk i takojnë këto specie në vendet nga ku vijnë.
Dhe më shumë – boçethyesi (Nucifraga caryocatactes), qukapiku me tre gishta (Picoides tridactylus), i cili është një specie e rrallë. Ata vijnë edhe për të fotografuar shqiponjën e malit (Aquila chrysaetos). Tek ne ka disa diga me shpend uji, kemi edhe lejlek të zi (Ciconia nigra)” – thotë Pjekov.
Dhe shton se me kolegët e tij shoqërojnë ata që dëshirojnë të fotografojnë drerin e rëndomtë (Cervus elaphus), drerin, derrin e egër, dhitë e egra, drerët lopatarë (Dama dama) dhe kafshë të tjera që banojnë në malet dhe pyjet tona.
Rezulton se të huajt që vijnë këtu për të vëzhguar dhe fotografuar kafshë dhe zogj të egër janë shumë më tepër se entuziastët e gjuetisë që vijnë për të gjuajtur gjahun.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: Shoqata e Gjuetisë dhe Peshkimit “Devin”, arkivi, Pixabay
Ministri i kulturës Najden Todorov nderoi Prof. Ljudmill Vagalinski me certifikatën “Mbrojtës të Trashëgimisë”. Arkeologu dallohet për zbulimet e rëndësishme në qytetin antik Herakleja Sintika. Ministri deklaroi se gërmimet e Prof. Vagalinski..
Me shtëpitë e tij të vjetra me çati me tjegulla, rrugicat e pjerrëta të cilat gjarpërojnë gjer në shpatet e malit dhe muret prej guri që ruajnë sekretet shekullore, Kovaçevica është një nga fshatrat më të bukur dhe më romantik bullgar . Nuk ka..
Në ditët e sotme, në portin e Pomorie ankorohen kryesisht jahte, dhe varkat e vjetra të peshkimit prej druri janë zëvendësuar nga anije moderne të pajisura me motorë të fuqishëm. Jetesa tradicionale e qytetit tonë të Detit të Zi, e lidhur me peshkimin,..