Këtë vit 2 maji është i veçantë për myslimanët në Bullgari. Sot fillon Ramazan Bajrami - një festë treditore në të cilën besimtarët myslimanë festojnë fundin e Ramazanit.
Numri i myslimanëve në vendin tonë pas regjistrimit në fund të vitit 2021 ende nuk është konfirmuar, por statistikat e vitit 2011 tregojnë se mbi 577 mijë persona, ose 10% e popullsisë së vendit, identifikohen si myslimanë.
Përmes Radio Bullgarisë Kryemyftiu i myslimanëve në Bullgari Dr. Mustafa Haxhi përshëndeti myslimanët në Bulgari me rastin e festës së tyre Ramazan Bajram.
“Muaji i Ramazanit kaloi dhe ne u zhytëm në mbarësinë e këtij muaji, por ai është gjithmonë i shkurtër. Sot jemi në Bajram dhe të gjithë po festojnë, pavarësisht se çfarë adhurimi dhe lutjeje kanë bërë këtë muaj. Sot askush nuk pyet askënd se çfarë adhurimi dhe lutje ka bërë. Të gjithë përpiqen të bëjnë një të mirë tjetër duke vizituar njerëzit e tyre të dashur, të afërmit dhe veçanërisht prindërit e tyre.
Allahu i dhëntë lumturi dhe jetë të gjatë në këtë botë dhe në botën e përtejme. Gëzuar Bajramin!”
Ramazan Bajrami është një nga festat më të rëndësishme në islam, krahas me Kurban Bajramin. Ai i vë fund agjërimit 30 ditor të myslimanëve. Festimi fillon me lutjen Namaz Bajram, pas së cilës besimtarët ulen në një tavolinë të pasur. Përgatiten gjellët dhe ëmbëlsirat tipike për rajonet e ndryshme, por më shpesh kjo është bakllavaja.
Akoma hollësira për traditën në këtë ditë tregon publikimi “Myslimanët në Bullgari festojnë Ramazan Bajramin” nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Përpilues: Shefkie Çakër
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva dhe Nataniela Vasileva
Në prag të festës së Athanasit , një nga tempujt në afërsi të Sofjes tashmë po përgatitet të mirëpresë Shenjtërinë e tij Mitropolitin e Sofjes dhe Patriarkun Bullgar Daniil, i cili këtë vit do të kremtojë Liturgjinë Hyjnore në kishën e fshatit Gorni..
Më 17 janar, Kisha jonë Ortodokse përkujton Shën Antoni i Madh - një mbrojtës i zellshëm i krishterimit. Në moshë të shtyrë, ai mori pjesë në luftën e kishës kundër herezisë ariane, duke hyrë në Aleksandri në mosmarrëveshje të hapur me heretikët dhe..
Tema e cilësisë në arsimin parashkollor dhe arsimin bazë është kyçe për Bullgarinë, por Ligji për arsimin parashkollor dhe arsimin bazë nuk ka një standard të zhvilluar të cilësisë. Krijimi i tij është detyrë e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe..
Historia e Emisioneve në Gjuhë të Huaja të Radios Kombëtare Bullgare, transmetimet e të cilëve me valë të shkurtra filluan në vitin 1936, vetëm një vit..
Patriku bullgar Daniill ndodhet në Tiranë, Shqipëri, për ceremoninë mortore të Kryepeshkopit të Shqipërisë Anastasi në Katedralen “Ngjallje e Krishtit”..