Linja ajrore bullgare Gullivair do të pezullojë rezervimet për fluturimet në linjën Sofje-Shkup nga 21 maji, njoftoi uebfaqja e specializuar exyuaviation.com. Linja u nis katër javë më parë pas përpjekjeve diplomatike dhe u njoftua se do të fluturonte dy herë në javë - të shtunën dhe të hënën.
Është e paqartë nëse fluturimet do të ndalen. Linja ajrore nuk iu përgjigj pyetjeve në lidhje me fatin e itinerarit. Që nga 14 maji, transportuesi mbylli gjithashtu rezervimet për fluturimet drejt Tiranës të kryera me avionët me helikë ATR72-600.
Sipas mediave maqedonase, aeroplanët fluturojnë me 7-8 pasagjerë, ndërsa ka pasur raste kur në bord ka pasur më pak pasagjerë se ekuipazhi.Kryetarja e Parlamentit Natalija Kisellova refuzoi të dorëzojë për votim në sallën plenare projektin e Marrëveshjes 10-vjeçare të Bashkëpunimit në fushën e sigurisë me Ukrainën. Ajo argumentoi refuzimin me faktin se kjo është një marrëveshje që është në..
Grupi parlamentar "DPS - Fillimi i Ri" dorëzoi në parlament një projektvendim për nënshkrimin e marrëveshjes në fushën e sigurisë midis Bullgarisë dhe Ukrainës. Me të i jepet mandat kryeministrit në detyrë Dimitër Gllavçev që ta nënshkruajë dokumentin..
GERB nuk do të mbështesë në asnjë pjesë buxhetin për vitin 2025. Këtë e deklaroi para gazetarëve në margjinat e parlamentit lideri i GERB-it, Bojko Borisov. Ai theksoi se ligji që detyron Ministrinë e Financave të përcaktojë një deficit prej 3% duhet..
Ndërtimi i një ure të re të Danubit pranë Ruses mund të fillojë në vitin 2026, pasi për ndërtimin e saj janë siguruar fonde evropiane me vlerë 2.5 miliardë..
Këshilli i kryetarëve të grupit “Rinovo Evropën” në Parlamentin Evropian njëzëri vendosi të rekomandojë ndërprerjen e anëtarësimit të grupit “Lëvizja..
DPS largohet nga ALDE. Në një pozitë për mediat, kryetari i partisë, Deljan Peevski, bëri të ditur se i dërgoi një letër Aleancës, në të cilën njofton..