Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parlamenti gjeti një zgjidhje kompromisi në mbështetje të Ukrainës

| rinovuar më 22-05-04 7.52.MD
Foto: Angzhella Minkova

Pas diskutimeve të gjata, Kuvendi Popullor miratoi ofrimin e ndihmës humanitare, financiare dhe ushtarako-teknike për Ukrainën. Kryetari i Kuvendit Popullor Nikolla Minçev njoftoi se parlamenti vendosi që Bullgaria do të riparojë pajisjet ushtarake të Ukrainës. Ai saktësoi se vendi ynë do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën për anëtarësimin e saj në BE, dhe do të ndihmojë refugjatët ukrainas. Do të ofrohet një mundësi për eksportin e grurit ukrainas në Varna dhe do të forcohet bashkëpunimi energjetik, veçanërisht furnizimi me energji elektrike nga Ukraina dhe gaz natyror. Ndërmarrjet ushtarake të Bullgarisë do të riparojnë pajisjet ushtarake ukrainase dhe do të vazhdojnë dërgesat e ndihmave humanitare, veçanërisht medikamentet, veshmbathjet dhe ushqimet, tha Minçev.

Propozimi u bë nga “Po e vazhdojmë ndryshimin” dhe u pranua me votat e deputetëve të katër formacioneve nga koalicioni qeverisës, si dhe të partisë GERB dhe Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë.

Kundër votuan vetëm deputetët e partisë “Vëzrazhdane”.

Që në orën 15, para Kuvendit Popullor u mblodhën protestues kundër vendimit për ndihmën ushtarake për Ukrainën. Një orë më vonë, mbështetëstë lëvizjes “Boec” (Luftëtar) dhe ukrainas u mblodhën në hyrjen veriore të parlamentit për të mbështetur vendimin për të ofruar ndihmë ushtarake. Rreth parlamentit ka një prani të shtuar të policisë, ndërsa trafiku para ndërtesës së Kuvendit Popullor është ndalur.

Pas orës 17, të dyja protestat u transferuan para monumentit të Ushtrisë Sovjetike, ku u shpall një aksion për paketimin e monumentit me flamuj ukrainas dhe bullgarë. Megjithatë, protestuesit për paqe dhe neutralitet kundërshtuan synimet e tyre dhe kordonët e policisë ndanë dy grupet e protestuesve. Udhëheqësi i “Vëzrazhdane”, Kostadin Kostadinov njoftoi se një qytetar i moshuar u sulmua nga ukrainasit në afërsi të vendit të protestës.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një delegacion bullgar mori pjesë në përkujtimin e përvjetorit të gjenocidit në Srebrenicë

Ministri i arsimit dhe shkencës Prof. Galin Cokov mori pjesë në ceremoninë përkujtimore në Qendrën Përkujtimore në Potoçari me rastin e 29 vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë. Në shenjë respekti për viktimat, ai vendosi lule në pllakën..

botuar më 24-07-12 11.38.PD
Presidenti Radev

Presidenti pret që PP-DB të deklarojnë pozitat e tyre për të dorëzuar mandatin për formimin e qeverisë

Pres që "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) të deklarojnë qartë nëse do të jenë në opozitë apo do të kërkojnë mbështetje për formimin e qeverisë, deklaroi presidenti Rumen Radev në Burgas, ku mori pjesë në stërvitjen "Briz..

botuar më 24-07-12 11.26.PD
Dimitër Gllavçev

Kryeministri në detyrë tha se ndihet mungesa e një qeverie të rregullt

Nga Uashingtoni, ushtruesi i detyrës së kryeministrit Dimitër Gllavçev tha se nuk ka shpjegim pse presidenti ende nuk ka shpallur datën për dorëzimin e mandatit të dytë eksplorues për formimin e qeverisë. “Sigurisht që presidenti Rumen Radev ka..

botuar më 24-07-12 10.03.PD