Pas diskutimeve të gjata, Kuvendi Popullor miratoi ofrimin e ndihmës humanitare, financiare dhe ushtarako-teknike për Ukrainën. Kryetari i Kuvendit Popullor Nikolla Minçev njoftoi se parlamenti vendosi që Bullgaria do të riparojë pajisjet ushtarake të Ukrainës. Ai saktësoi se vendi ynë do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën për anëtarësimin e saj në BE, dhe do të ndihmojë refugjatët ukrainas. Do të ofrohet një mundësi për eksportin e grurit ukrainas në Varna dhe do të forcohet bashkëpunimi energjetik, veçanërisht furnizimi me energji elektrike nga Ukraina dhe gaz natyror. Ndërmarrjet ushtarake të Bullgarisë do të riparojnë pajisjet ushtarake ukrainase dhe do të vazhdojnë dërgesat e ndihmave humanitare, veçanërisht medikamentet, veshmbathjet dhe ushqimet, tha Minçev.
Propozimi u bë nga “Po e vazhdojmë ndryshimin” dhe u pranua me votat e deputetëve të katër formacioneve nga koalicioni qeverisës, si dhe të partisë GERB dhe Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë.
Kundër votuan vetëm deputetët e partisë “Vëzrazhdane”.
Që në orën 15, para Kuvendit Popullor u mblodhën protestues kundër vendimit për ndihmën ushtarake për Ukrainën. Një orë më vonë, mbështetëstë lëvizjes “Boec” (Luftëtar) dhe ukrainas u mblodhën në hyrjen veriore të parlamentit për të mbështetur vendimin për të ofruar ndihmë ushtarake. Rreth parlamentit ka një prani të shtuar të policisë, ndërsa trafiku para ndërtesës së Kuvendit Popullor është ndalur.
Pas orës 17, të dyja protestat u transferuan para monumentit të Ushtrisë Sovjetike, ku u shpall një aksion për paketimin e monumentit me flamuj ukrainas dhe bullgarë. Megjithatë, protestuesit për paqe dhe neutralitet kundërshtuan synimet e tyre dhe kordonët e policisë ndanë dy grupet e protestuesve. Udhëheqësi i “Vëzrazhdane”, Kostadin Kostadinov njoftoi se një qytetar i moshuar u sulmua nga ukrainasit në afërsi të vendit të protestës.
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale lidhur me kandidaturën e Borisllav Sarafov për postin e kryeprokurorit, njoftoi BTA. Sipas kryetarit të..
Pikërisht një muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 27 tetorit, sot vijon seanca e parë e Asamblesë së 51-të Kombëtare, e cila filloi më 11 nëntor. Deputetët do të bëjnë përpjekjen e gjashtë për të zgjedhur një kryetar. Në provën e pestë për votim u..
Ditën e mërkurë do të jetë kryesisht me diell. Era gradualisht do të orientohet nga perëndimi-veriperëndimi dhe do të jetë e lehtë deri mesatare. Temperaturat minimale priten nga minus 3° dhe 2°, në Sofje - rreth minus 1°, dhe maksimale - midis..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..