Forcat ruse do të hapin një korridor humanitar për evakuimin e civilëve nga uzina Azovstal në Mariupol më 5, 6 dhe 7 maj nga ora 8 e mëngjesit deri në 6 pasdite me orën e Moskës, raportoi TASS. Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski i ka bërë thirrje Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres që të ndihmojë në shpëtimin e të plagosurve në Azovstal. Trupat ruse sulmuan mbrojtësit e uzinës për të dytën ditë dhe hynë në tunelet e kompleksit, raportoi Reuters.
Gjatë 24 orëve të fundit, 11 sulme ruse në Donbas u zmbrapsën. Ushtria ukrainase ka rifituar kontrollin mbi disa vendbanime në rajonet Nikolaev dhe Herson, raporton agjencia shtetërore ukrainase UNIAN.
Më 5 maj, në nivel ambasadorë në BE, nis diskutimi i paketës së 6-të të sanksioneve ekonomike kundër Rusisë, të propozuar nga Komisioni Evropian. Brukseli po propozon heqjen graduale të importeve të naftës ruse brenda gjashtë muajve. Hungaria, Bullgaria dhe Sllovakia kanë rezerva për këtë afat.Për të pestin vit radhazi, Etydet e Sofjes/Skicat e Sofjes kënaqën qytetarët e Sofjes me dhuratat e vendosura në statujat e qytetit. Çdo vit fotografi Ivan Shishiev dhe gruaja e tij blejnë libra për banorët e Sofjes, i paketojnë dhe i vendosin pranë..
Sipas një sondazhi të BNT, bullgarët lënë mënjanë nga 25 deri në 150 euro për të surprizuar të dashurit e tyre me dhuratat e Krishtlindjeve. Rrobat dhe pajisjet elektronike janë mallrat më të preferuara. Tregtia në internet shënoi rritje në dhjetor,..
Patriarku Daniill drejtoi shërbimin e Krishtlindjes në Katedralen e Shën Aleksandër Nevskit të kryeqytetit. Në liturgjinë festive, ai u bëri thirrje besimtarëve të marrin parasysh mençurinë e tre të diturve që erdhën për të adhuruar Shpëtimtarin dhe..
Hapja e sezonit të skive në Vitosha – mali rrëzë të cilit ndodhet kryeqyteti bullgar Sofje – ishte planifikuar për sot, por qarkullimi në rrugët malore për..
Bullgaria mban zi për humbjen e jetëve njerëzore në rrëzimin e aeroplanit të pasagjerëve të linjave ajrore të Azerbajxhanit në Kazakistan. Këtë e shkroi..
Një miting i madh përkujtimor pranë fshatit Mogiljane, komuna e Kirkovos (Bullgari Jugore), shënoi 40 vjetorin e protestave të turqve bullgarë kundër të..