Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shtetet e Bashkuara po negociojnë me Sofjen dhe Shkupin për të zgjidhur shpejt mosmarrëveshjet

Ned Price
Foto: Reuters

Shtetet e Bashkuara janë në bisedime me Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut për të zgjidhur shpejt mosmarrëveshjet dypalëshe sepse është koha që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të fillojnë bisedimet e para-anëtarësimit me BE-në, bëri të ditur Departamenti Amerikan i Shtetit.

I pyetur nga MIA për ecurinë e negociatave, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price refuzoi të japë detaje. "Të dyja vendet i zbatuan detyrat e tyre kryesore dhe ne besojmë se është koha për të ecur përpara së bashku në fazën tjetër të procesit të gjatë dhe sfidues të anëtarësimit. Marrëveshja historike e Prespës tregoi se Ballkani Perëndimor është i aftë për detyra të vështira, kompromise dhe vendime të vështira dhe ne jemi të bindur se Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut do të bëjnë të njëjtën gjë”, tha Price.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fëmijët lyejnë vezët e Pashkëve për bamirësi

Të Enjten e Madhe, Mitropolia e Sofjes organizon lyerjen tradicionale të vezëve të Pashkëve për fëmijët e shkollave dhe kopshteve të kryeqytetit në sheshin “Shën e Diela”. Festa do të vazhdojë me një procesion litanie drejt kishës “Shën Sofija”...

botuar më 24-05-02 11.56.PD

Kabineti teknik anuloi vendimin për ndërtimin e një spitali privat

Këshilli i Ministrave anuloi vendimin për krijimin e spitalit të përgjithshëm privat “Mama dhe unë” në Sofje, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Kjo ndodhi pasi kryeministri në detyrë Dimitar Glavçev urdhëroi që vendimi të revokohet. Ai do të..

botuar më 24-05-02 8.44.PD

Një ekspozitë ndërkombëtare në Sofje u bën thirrje bullgarëve të votojnë

Më 2 maj në Sofje, në zonën e parkut të Pallatit Kombëtar të Kulturës hapet ekspozita ndërkombëtare "Dil dhe voto" e studios krijuese globale për ndikim social Fine Acts, e mbështetur nga Zyra e Parlamentit Evropian në Bullgari. Ideja e ekspozitës..

botuar më 24-05-02 7.35.PD