Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

U hodh poshtë propozimi për heqjen e TVSH-së për ushqimet, ilaçet dhe karburantet

Kostadin Kostadinov
Foto: BGNES

Parlamenti hodhi poshtë projektligjin e partisë “Vëzrazhdane” për TVSH zero për ushqimet bazë, ilaçet dhe energjinë. “Pro” ishin 73 deputetë, 66 deputetë ishin “kundër” dhe 48, përfshirë edhe mazhorancën qeverisëse, abstenuan.

Në motivacionin e projektligjit kemi dhënë plan-llogari për humbjet nëse pranohet norma zero, tha lideri i “Vëzrazhdane” Kostadin Kostadinov. Janë rreth 1 miliard euro. Koha do të tregojë nëse propozimet e “Vëzrazhdane” janë të parealizueshme. BE-ja tashmë ka një praktikë zero TVSH për ushqimet dhe ilaçet, theksoi politikani.

Propozimi juaj është i parealizueshëm dhe populist, iu përgjigj Iskren Mitev nga partia në pushtet “Po e vazhdojmë ndryshimin”.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 6 shkurtin

Të enjten temperaturat minimale do të jenë nga minus 6 deri në minus 1°, në Sofje – rreth minus 4°. Para mesditës, prishja më e ndjeshme dhe reduktimi i mbulesës së reve që filloi në perëndim do të vazhdojë në rajonet lindore të vendit. Do të fryjë erë..

botuar më 25-02-05 7.40.MD

Bullgaria merr pjesë në ekspozitën më të madhe turistike në Turqi EMITT 25

Ekspozita Ndërkombëtare e Turizmit dhe Udhëtimit në Mesdheun Lindor EMITT 25 u hap në Stamboll dhe do të zgjasë deri më 7 shkurt. Ekspertët e vendosin atë ndër pesë ekspozitat më të mëdha turistike në botë. Në forum marrin pjesë mbi 400 operatorë..

botuar më 25-02-05 6.13.MD

Bullgaria mori kompensim për ndihmën e saj për Ukrainën

348 milionë leva /178 milionë euro/ hyrën në buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes në fund të janarit sipas marrëveshjes së kompensimit për ofrimin e ndihmës për Ukrainën. Këtë e njoftoi në një konferencë për mediat në Këshillin e Ministrave ministrja e..

botuar më 25-02-05 5.56.MD