Informacion, dezinformim, propagandë... Ku është Bullgaria në kërkim të së vërtetës dhe të prezantimit të fakteve, të tilla siç janë? Sipas Indeksit vjetor të lirisë së fjalës të Organizatës “Reporterë pa kufij”, e cila çdo vit vlerëson mediat në 180 shtete, vendi ynë zë vendin “prestigjioz” të 91 në klasifikim. Vetëm përpara një viti Bullgaria ishte në vendin e 112. Por, a është ky një shkak për tu gëzuar?
“Mendoj se, nuk kemi asnjë lloj shansi për gëzim sa u përket mediave bullgare - ve në dukje gazetari Petko Georgiev në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare. - Gjithmonë kam qenë skeptik sa i përket vendit të radhës, i cili i jepet një shteti kundrejt të tjerëve. Kjo është po kaq subjektive, sepse pothuajse nuk jep asnjë lloj informacioni për gjendjen e një shteti kundrejt shteteve të tjera. Nuk është e domosdoshme që Bullgaria të ketë lëvizur kaq përpara, që të mund të ngjitet kaq tatëpjetë. Është e mjaftueshme që shtetet përpara saj të jenë zhytur poshtë. Nga ana tjetër, vet studimi përfshin një vlerësim të ndjenjave, të kuptuarit të specialistëve dhe të ekspertëve për këtë se ku gjenden mediat në mjedisin e tyre. Nëse në një shtet si Bullgaria kërkesat, pritjet në një shoqëri demokratike janë të larta - fare e natyrshme është që vlerësimi për gjendjen e tyre të jetë i ulët. Në një shtet me regjim autoritar pritjet janë shumë më të ulëta dhe është krejtësisht e mundur që vlerësimi të jetë më i lartë”.
Përveç pavarësisë së medias, studimi tregon një rritje të dyfishtë të polarizimit të kombinuar me kaosin e informacionit në mbarë botën. Ky polarizim mediatik çon në rritje të ndarjeve brenda dhe ndërmjet vendeve.
Cili është misioni i gazetarëve në shoqëri në këtë sfond?
“Ne kemi një mision dhe ai është të paraqesim faktet, të tregojmë historitë -shënon gazetari Mihaill Mitev në një intervistë për radion BNR-Vidin. - Gazetaria në Bullgari është me një status shumë të ulët të besimit. Ne jemi njerëz, të cilët punojmë për shoqërinë, ne jemi lidhja midis politikanëve dhe sovranit. Ne i drejtojmë pyetjet, të cilat e emocionojnë shoqërinë, por po kështu ne jemi dhe njerëzit, të cilët duhet të sqarojmë sesi na kanë gënjyer për herë të radhës. Kjo luftë zhvillohet gjatë gjithë jetës. “
Sipas fjalëve të Mihaill Mitevit, gazetaria si profesion do të zhduket, sepse gjithnjë e më të pakta bëhen pyetjet kritike ndaj politikanëve dhe nuk lind një shoqëri kritike, e cila të kërkojë llogari nga drejtuesit përmes gazetarëve. I ngjashëm është mendimi dhe i gazetarit Petko Georgiev, i cili mendon se, në fluksin e madh të informacionit dhe dezinformimit, përgjegjësia e medias dhe gazetarisë profesionale rritet.
“Dhe nëse flasim konkretisht për Bullgarinë duhet ti ndajmë mediat në disa kampe të ndryshme. Një pjesë e madhe prej tyre vetëm qyen media, në fakt, ata janë tregtarë të paguar të ndikimit. Aty shkruan atë që të thotë shefi dhe njeriu i cili paguan. Mjerisht kjo është në pjesën më të madhe të mediave bullgare, por për fat tek më të voglat. Ka dhe një pol të dytë, ku është media kombëtare, tre televizionet kombëtare dhe Radioja Kombëtare Bullgare, ku shumë kolegë e kryejnë punën e tyre në mënyrë profesionale. Në një shtet demokratik evropian provat të kontrollosh mediat në mënyrën më brutale do të thotë të tërheqësh qilimin në të cilin je ulur”.
Nuk është për tu lënë pas dore dhe fakti se, në detin e informacionit të internet hapësirës sikurse puna e gazetarëve u bë edhe më e vështirë. Humbja e besimit në mediat zyrtare, në dobi të rrjeteve sociale, ku njerëzit mundohen vet të ndjekin ecurinë e ngjarjeve, transformoi dhe kufizoi rolin e gazetarit për të treguar se cili zë është i besueshëm dhe cilat fakte i përgjigjen realitetit.
Përpiloi: Darina Grigorova/janë përdorur intervista të Ljudmilla Sugarevës, BNR-Plovdiv dhe Georgji Zhivkov, BNR-Vidin/
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..