Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Basi i operës Sllavin Peev: Le të tingëllojnë më shumë dhe më shpesh veprat bullgare në salla

Foto: slavinpeev.de

Tre muzikantë të shquar klasikë do të prezantojnë në Plovdiv një koncert të dhomës të titulluar "Rapsodia Bullgare" vetëm me vepra të kompozitorëve të njohur bullgarë . Koncerti është në sallën “Sëedinenie” /Bashkimi/ më 16 maj dhe është në lidhje me Festën e Arsimit dhe Kulturës Bullgare dhe të Letërsisë Sllave, e cila festohet solemnisht më 24 maj në të gjithë Bullgarinë.

Sllavin Peev, basi i operës që ka dhënë koncerte në Itali, Gjermani, Austri dhe në vende të tjera të Evropës, është rikthyer në vendin tonë posaçërisht për performancën para publikut të Plovdivit.Bashkë me të në skenë do të dalin mexosopranoja Anita Dafinska dhe Rosica Dimova - pianiste dhe dirigjente në operën e Plovdivit. Në programin “Rapsodia bullgare” janë përfshirë 5 krijime të interpretuara më rallë të kompozitori bullgar me famë Panço Vlladigjerov, si dhe krijime të Ljubomir Pipkovit, Dobri Hristovit, Georgi Zllatev-Çerkin, Penço Peev e të tjerë.

“Ne jemi evropianë dhe e kemi vendin tonë në kulturën evropiane, por mjerisht muzika ynë nuk është shumë e njohur jashtë shtetit.  Unë prezantoj krijime të ndryshme dhe të autorëve të huaj, por muzika bullgare më është më e afërt” - thotë këngëtari i operës Sllavin Peev.

“Pikërisht prandaj dua që të bëj koncerte bullgare kudo, jo vetëm përpara publikut vendas. Tani, më 16 maj është koncerti im i parë me krijime bullgare përpara publikut vendas, por kam kënduar në gjuhën bullgare në Salzburg dhe në salla të ndryshme në Gjermani. Aty, muzika jonë pranohet shumë mirë. Publiku perëndimor e kupton shkëlqyeshëm. Po, është ekzotike për ta, por më çudit se, pa e kuptuar tekstin, ata e kapin mesazhin. Pikërisht ky është roli im dhe detyra ime - të transmetoj përmes zërit tim mesazhin të cilin e mbajnë këngët. Kjo nganjëherë është gjë mjaft e vështirë. Por, në Bullgari duhet të ketë më shumë koncerte të tilla. Krijimet bullgare janë në rrënjët tona si popull, në nënvetëdijen tonë, me to identifikohemi dhe si bashkësi”.

Për veten e tij Sllavin Peevi thotë se ndihet i mirëpritur si këngëtar kudo në Evropën Perëndimore, ku ka pasur pjesëmarrje të shumta dhe gjatë 2 vjetëve të kaluara, pavarësisht nga kufizimet për shkak të pandemisë. Ai është brezi i katërt i këngëtarit të operës, kurse si një kureshtje tërheqëse nga historia e fisit të tij ai përmend emrin e kompozitorit Penço Peev, stërgjysh i tij, i cili në fillimin e shekullit të kaluar themelon operetën e parë në qytetin Silistra. Në koncertin në Plovdiv, Sllavin do të prezantojë për herë të parë dhe një këngë  të kompozuar nga Penço Peev. Ajo është me titull “Nuk e zgjata dorën”.

“Të këndojë përpara publikut vendas dhe pikërisht këngë në gjuhën bullgare, është peshqeshi më i shtrenjtë, të cilin mund ta marrë si muzikant” - thotë akoma Sllavin Peev përpara Radio Bullgarisë:

“Ajo e cila më shtyn të ndihem mirë këtu janë njerëzit, qëndrimi i tyre i ngrohtë njëri ndaj tjetrit. Kam shokë dhe në shtete të tjera, por ata janë me një mentalitet krejt tjetër. Kurse me bullgarët, edhe kur takohemi jashtë shtetit, menjëherë bëhemi të afërt dhe atëherë vjen nostalgjia se jam larg Bullgarisë. Ne kemi një publik shumë të mirë, me kuriozitet dhe mirënjohës.Një adhuruese erdhi tek unë dhe më falënderoi për ngrohtësinë, të cilën e ka provuar përmes këngëve të mia. Prandaj dhe po e bëjmë këtë koncert në Plovdiv.

Këshilla ime ndaj kolegëve të rinj është të bëjnë gjërat, duke u mbështetur vetëm mbi forcat e veta. Sado e vështirë që të jetë, nëse vet punon shumë, atëherë do të grumbullosh dhe një përvojë më të madhe dhe vetëdije, pa të cilat nuk ka sesi të ecësh përpara në profesionin tonë .”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sijana Burghard

Një vajzë e talentuar bullgare nderon vendin tonë në garat ndërkombëtare të pianos

Një vajzë 9-vjeçare bullgare nga Montana nderoi vendin tonë në një konkurs pianoje në Singapor. Ndër pjesëmarrësit e tij ishin pianistë nga Tajlanda, Hong Kongu, Malajzia, Greqia, Japonia, Kina, Indonezia dhe India. Sipas mësueses së vajzës, Nina..

botuar më 24-04-07 9.15.PD

"Për ty"

Sllavin Sllavçev prej kohësh njihet si një nga zërat më madhështor të brezit të tij në muzikën bullgare, dhe jo vetëm në sferën e rock-ut, siç duket edhe nga kënga e tij e fundit "Py ty". Ajo shënon disa momente të reja në zhvillimin e Sllavinit:..

botuar më 24-04-04 8.20.PD

Grupi P.I.F. dhe kënga e tyre më е fundit “Të çmendur”

Grupi P.I.F. vazhdon të realizojë këngë të reja pas humbjes së drejtuesit dhe autor kryesor të muzikës - Dimo ​​Stojanov. Edhe më sot kolegët e tij vazhdojnë të ndjekin konceptin e tij të tingëllimit të këngëve të grupit. Kështu është edhe me këngën..

botuar më 24-04-02 8.10.PD