Gjatë vizitës në Gjermani, Presidenti Rumen Radev u takua në Berlin me homologun e tij Frank-Walter Steinmeier, si dhe me Kancelarin gjerman Olaf Scholz. “Ne kemi mbështetje të plotë nga ana e Gjermanisë për derogimin për importin e naftës”, tha presidenti para gazetarëve, duke theksuar se është i kënaqur me mirëkuptimin e palës gjermane për të gjitha pozicionet e rëndësishme për Bullgarinë.
Qeveria bullgare shpalli tashmë se pa një derogim për naftën ruse, vendi ynë nuk do të mbështesë paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë.
I pyetur nga gazetarët për luftën në Ukrainë, Radev tha se duhet kërkuar një zgjidhje për t’i dhënë fund konfliktit sa më shpejt të jetë e mundur, “sepse çdo ditë e kësaj lufte është një humbje jo vetëm për Ukrainën dhe Rusinë, por për të gjithë Evropën”.
183 janë rastet e reja me Covid në vend për 24 orët e fundit, ose 131 më pak se një ditë më parë. Mbi 67.2 për qind e të sapoinfektuarve nuk kanë vaksina kundër koronavirusit. 13.5 për qind e 1353 testeve të kryera janë pozitive, krahasuar me 18.88..
Ushtria ukrainase njoftoi se tërhoqi njësitë e saj të fundit nga Lisiçansk për të shmangur rrethimin. Shtabi i Përgjithshëm në Kiev theksoi se për të arritur sukses, nuk mjafton vetëm vullneti i çeliktë dhe patriotizmi, por nevojiten burime materiale..
Më 2 korrik, me kremtimin solemn të Ditës së Velingradit, do të hapet për herë të 49-të Festivali i Kulturës në Velingrad. Festimi fillon në orën 09:00 me një liturgji të shenjtë hyjnore në kishën "Fjetja e Hyjlindëses", pas së cilës do të hapet..
Ushtria ukrainase njoftoi se tërhoqi njësitë e saj të fundit nga Lisiçansk për të shmangur rrethimin. Shtabi i Përgjithshëm në Kiev theksoi se për të..
183 janë rastet e reja me Covid në vend për 24 orët e fundit, ose 131 më pak se një ditë më parë. Mbi 67.2 për qind e të sapoinfektuarve nuk kanë..